PD tregon të dhënat: Kemi 103 mijë anëtarë. Replikat e forta me Selamin: Basha flet për ‘bllokmenët’ e PD

Deklaratë e kryetarit të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Jemin Gjana

Në respektim rigoroz të afatit 5 ditor para datës së zgjedhjeve të 22 Korrikut 2017, të përcaktur në Udhëzimin Nr.1 datë 04.07.2017, dje në mbasdite u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Në këtë mbledhje të datës 17.07.2017, Komisioni mori vendimet përkatëse për Komisionet e Votimit dhe vëndet e votimit për të gjitha Degët. Sipas këtij vendimi është përcaktuar përbërja e 73 Komisioneve të Votimit dhe vend votimet për 68 Degët e Partisë Demokratike.

Siç vërehet ka 5 komisione votimi më shumë se numri i degëve, për arsye se 5 degë të Partisë Demokratike (Shkodër, Elbasan, Fier, Durrës dhe Kamëz) për efekt të numrit të madh të anëtarësisë kanë nga dy komisione votimi.

Të 73 Komisionet kanë në përbërje të tyre, nga 73 përfaqësues të propuzuar prej secilit nga kandidatët në garë.

Po në mbledhjen e datës 17.07.2017 Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, mori vendimin për listat përfundimtare të votimit. Në fillim të procesit të zgjedhjeve për Kryetar në PDSH-së, kemi deklaruar se regjistri elektronik i anëtarësisë së PDSH-së përmbante 103,200 anëtarë. Sot listat përfundimtare të votimit të miratuara, kanë një total prej 103,952 anëtarë. Ndryshimet që u miratuan në Komision, konsistojne në:

–           Janë shtuar 1,557 anëtarë në listat shtesë, nga persona që janë paraqitur pranë degëve të PDSH-së me karta anëtarësie ndër vite por që nuk ishin përditësuar në rregjistrin elektronik, në përputhje me pikën 8/b të Udhëzimit Nr.1, datë 04.07.2017.

–           Janë shtuar 112 anëtarë në 5 degë të Partisë Demokratike, që kishin  formular dhe dokument anëtarësie të para datës 28.06.2017 por që rezultonin të pa hedhur në sistem.

–           Janë hequr nga rregjistri elektronik 607 anëtarë, që kanë dërguar zyrtarisht 14 degë të Partisë Demokratike për arsye të kalimit të tyre legalisht në Parti të tjera.

–           Si dhe 310 anëtar që në 4 vitet e fundit rezultojnë së nuk jetojnë më.

Për të gjitha këto të dhëna ka dokumenta të shkruara zyrtare që gjënden dhe do të ruhen në protokollin dhe arkivin e Selisë Qëndrore të PDSH-së.

Theksojmë se në listën përfundimtare të votimit janë të përfshira dhe tre kategori anëtarësh me mundësi të kufizuara për të votuar. Këta janë, anëtarë të PD-së në degët e saj në Selanik, Athinë, Romë, Milano, Belgjik, Londër etj.

Anëtarë të PD-së të rregjistruar online si të tillë nga jashtë Shqipërisë si dhe disa mijëra anëtarë të larguar në emigracion në 3 vitet e fundit. Sipas të dhënave operative të marra nga degët e Partisë Demokratike, numri i tyre shkon rreth 23,000 anëtarë. Ata do të vazhdojnë të mbeten në listat e anëtarësisë së Partisë Demokratike pavarësisht mundësive aktuale të kufizuara për të qënë pjesë e proceseve elektorale në parti dhe jashtë saj.

Sot, degëve të Partisë Demokratike, do t’u dërgohen zyrtarisht listat e komisioneve të votimit dhe vendet e votimit të miratuara. Si dhe do t’u përcillen elektronikisht listat përfundimtare të votimit. Në këto lista, në Selinë Qëndrore të Partisë Demokratike dhe në të 68 Degët e saj, kanë akses të plotë: çdo anëtar i PD-së, gjithë drejtuesit e strukturës qëndrore dhe lokale të PD-së, anëtarët e komisioneve të votimit dhe me përparësi përfaqësuesit e kandidatëve në këto komisione.

Komisioni OKOE gjithashtu ka marrë vendimet e duhura për gjithë logjistikën e nevojshme. Në datën 21 korrik Kryetarët e 73 Komisioneve të votimit në prani të detyrueshme të dy anëtarëve përfaqësues të kandidatëve do të tërheqin pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, listat e printuara të votimit që do të jenë të njëjta me listat elektronike që do t’u përcillen sot degëve të PD-së, vulat zgjedhore me numrat përkatëse, kutitë e votimit me kodet përkatëse, dhomat e fshehta të votimit si dhe të gjithë formularët dhe proces verbalet që nevojiten për hapjen dhe mbylljen e votimit.

Degët e Partisë Demokratike kanë marrë me shkrim nga Komisioni OKOE të gjitha Udhëzimet e nevojshme për ecurinë e procesit, njoftimin e anëtarësisë, lehtësimin e transportit të anëtarëve që jetojnë larg qëndrave të votimit, krijimin e kushteve normale në votim dhe krijimin e të gjitha mundësive për të patur një proces të drejtë, të qetë dhe të zhvilluar në kushte të plota sigurie.​

Shkodra ka qenë përballja e tretë direkte mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit, në garën për kryetar të Partisë Demokratike.  Debati ka qenë i tensionuar dhe nuk kanë mungur konfrontimet, me fyerje e sharje në sallë, deri në shtyrje fizike mes mbështetësve të Selamit dhe Bashës.

Selami e ka akuzuar kundërshtarin e tij se i ka hequr figurat e njohura të kësaj partie vetëm se e kanë kundërshtuar Bashën.  Aktiviteti është xhiruar vetëm nga kamerat e Partisë Demokratike, ndërsa burimet i thanë Ora News se Selami ka akuzuar Bashën si hije e autoritarizmit, që sipas tij e ka vuajtur politika në këto 27 vite.

“Basha ka shkelur statutin. S’ka asnjë të drejtë të vendosë Basha se kush i vlen dhe kush jo Partisë Demorkatike. Ky është gabimi që bëri Basha. Për Topallin duhej të vendosnit ju anëtarët, nëse do të ishte apo jo në listë. Për Bashën kush del kundër, ky është tradhtar i futur nga Edi Rama. Ky është gabim,” theksoi Selami para mbështetësve demokratë.

Në replikë, Basha ka kundërshtuar Selamin për paralelizmin me autoritarizmin e Berishës.

“Nuk bie dakord me parashtrimin. U akuzova për kopje të zbehtë autoritare dhe me siguri e ke fjalën për Sali Berishën. Nuk kam asnjë tipar me Sali Berishën, sepse nuk ka asnjë njeri tjetër kockën e Sali Berishës. Akuzat s’mund t’i pranoj sepse po të ishit me mua, do kishit sakrifikuar dhe pas zgjedhjeve, do kishit thënë që është radha jone dhe do kisha ikur. S’kam hequr kënd, sepse të jesh demokrat s’do thotë të jesh deputet”, mësohet të ketë thënë Basha.

Më ironi Selami i ka kujtuar Bashës se ai është një kryetar i vëtëngrirë, ndërsa sipas tij edhe para 4 vitesh Basha ka thënë  të njëjtat gjëra, por kur është hasur me kritika i ka përjashtuar nga të gjitha forumet.

“Pse duhët të të besojmë ty sepse edhe para 4 vitesh na the një anëtar- një votë dhe kur kundërshtuam, na hoqe nga Këshilli Kombëtar dhe nga listat. Si mund t’i besojmë edhe njerëzve tuaj kur këta i ke zgjedhur ti”, është shprehur Selami.

Përsa i përket zgjedhjeve, Basha ka theksuar se ato janë zhvilluar dhe tjetërsuar nga paratë e drogës, por ka lëshuar dhe një akzuë të rëndë brenda familjes politike duke i cilësuar zërat kundër si bllokmenë të Partisë Demorkratike.

“Bllokmenë që udhëheqin PD nuk mund të ketë më, edhe pse nuk dua të merrem me emra të përveçëm. Të gjithë e kanë pasur mundësinë të vijnë këtu në Shkodër dhe të marrin vota dhe mund t’i kërkojnë edhe atyre përgjegjësi, edhe pse e kam marrë unë përgjegjësinë”.

Por Selami këtë e ka cilësuar dorëzim, ndërsa sipas tij shkaku kryesor i rezultatit të 25 qershorit ishte modeli i dështuar i Bashës.

Selami e ka akuzuar Bashën edhe për anëtarësinë.

“Nëse humbjen e quan fitore apo nëse vazhdon dhe justifikohesh, s’kemi gjë në vijë. Unë këtu do jem. 15 vjet me kërkuat, hajde këtu, tani që erdha me thoni pse erdhe. Ju festoni humbjen, ndërsa problemi im është fitorja. Gara është reale dhe do jetë më mirë po më votuat mua. Ke thënë që kemi 105 mijë anëtarë, por nuk e dimë ku i kemi. Hajde ta bëjmë anëtarësinë si duhet”.

Në përfundim të debatit të tensionuar, Selami e Basha kanë folur për mediat.

Basha: Nuk kam asnjë përgjigje për emrat e përveçëm.

Gazetari: I quajtët bllokmenë.

Basha: Kjo nuk është e vërtetë, ky është mashtrim nga ata që i shërbejnë Edi Ramës. Këto janë mashtrime në bllok nga ata që i shërbejnë përçarjes së PD. Mos cito duke qenë jashtë kontekstit.

Selami: I thashë dhe demokratëve, hajde të hyjmë në Perëndim t’i masim punët me rezultate. Zoti Basha ka dështuar dy herë, modeli im është modeli i fitores. Të largohemi nga modeli që shqiptarët refuzuan. Jam i bindur se në 22 korrik modeli im do të fitojë sepse është modeli që jo vetëm do të sjellë PD-në, por do ta kthejë Shqipërinë në historinë e madhe të suksesit të shek XXI.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Flet ish-truproja i Berishës: Ja kush është spiuni grek që ideoi Republikën e re!

Izet Haxhia, një ndër themeluesit dhe njohës i hershëm i Partisë Demokratike,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.