PD vjen në Kuvend me pankarta: Liro kuksianët, arresto kriminelët!

Me pankarta “Liro kuksianët! Arresto kriminelët!”, deputetët e opozitës mbërritën në Kuvend.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u bëri thirrje qytetarëve të mos i harrojnë kuksianët e arrestuar.

“Sot është dita e 13-të ku 11 kuksianët mbahen në burg. Ky kryeministër i cili vrasësit dhe përdhunuesit i bëri deputetë, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë i do në pranga kusianët e varfër”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike takoi grupin parlamentar para seancës parlamentare.

Ndërkohë dje në takimin me aleaten LSI, është vendosur që të ndërmerren hapa për dënimin e kryeministrit Edi Rama për thyerje të etikës, duke mos e lejuar të flasë në foltore.

Kjo për shkak se byroja vendosi të rrëzojë kërkesën e LSI-së për përjashtimin e kryeministrit Rama për thyerje të etikës.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rrëzimi i Ramës nuk është aq i vështirë sa duket

Nga Fitim Zekthi Kur sheh gjendjen e politikës shqiptare mendon se ajo...
Read More