PE mbështet këmbimin e ruajtjen e të dhënave të sigurisë me SHBA


pe21-e1453379095213
Deputetët e Parlamentit Evropian mbështetën të enjten marrëveshjen e këmbimit të të dhënave të sigurisë dhe të terrorizimit me Shtetet e Bashkuara.
Marrëveshja vjen pas skandalit të mbikëqyrjes masive të të dhënave të qytetarëve në SHBA dhe BE, në vitin 2013 e cila tensionoi relatat trans-Atlantike  dhe solli shqetësime mbi mbrojtjen e privatësisë nga agjencitë kombëtare të sigurisë. Ministrat e brendshëm të 28 vendeve anëtare të bllokut do të miratojnë formalisht ligjin në javët në vijim, pas rreth gjashtë vitesh në përpunim.
Marrëveshja e konsideruar si gjithëpërfshirëse ka si qëllim dallimin e të dhënave dhe mbrojtjen e detajeve personale të qytetarëve si emri, adresa dhe të dhënat kriminale, gjatë këmbimeve mes policisë, autoriteteve gjyqësore. “Qytetarët e BE tashmë do të kenë të drejta të njëjta para gjykatave të SHBA”, tha eurodeputeti  Axel Voss.
Shkruar Nga
More from Revista User

Mënyrat më të mira për të larguar rrathët e zinj poshtë syve

Shumë prej nesh kanë rrathë të zinj poshtë syve dhe shpesh duket...
Read More