Pedagogët: S’i duam pagat nga tarifat e studentëve…

Vonesa e pagave duket se ishte vetëm maja e një ajsbergu të madh shqetësimesh, që i mundon prej kohësh pedagogët e që kanë sjellë mosfunksionim të universitetit. Kalimi i pagave e madje edhe ndjesa e ministres së Arsimit nuk i ka qetësuar akademikët. Problemi, thuhet të jetë shumë më i madh se kaq.

Bëhet fjalë për një bllokim total, që ka sjellë ligji i arsimit të lartë. Bordet e administrimit të financave, shumica e të cilëve të komanduar nga pushteti, sipas pedagogëve, ka cenuar rëndë autonominë financiare.

E pa të, s’mund të ketë as liri akademike. Kështu, dhjetëra pedagogë, pjesë e Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, të mbledhur një ditë më parë në ambientet e Fakultetit të Histori-Filologjisë, ranë dakord për nisjen e një organizimi për gjithë situatën e krijuar ndaj profesorëve, duke zgjedhur edhe përfaqësinë në dialogun me Ministrinë e Arsimit.

“TË NDRYSHOHET LIGJI”

Ligji i ri i Arsimit të Lartë, i hyrë në fuqi prej më shumë se dy vitesh, vijon të kontestohet në qarqet akademike. Duke marrë shkas nga incidenti i fundit, ardhur si pasojë e moskomportimit të mirë që solli ky ligj në universitete, Mark Marku, koordinatori i Forumit të Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, kërkoi ndryshimin e tij.

“Një ligj nuk është si piramidat e Egjiptit, që ndërtohen dhe nuk shemben më. Kështu që një ligj, në qoftë se nuk funksionon, mund të ndryshohet. Hajde të hyjmë në negocim”. Vonesa e akteve ligjore, sipas pedagogëve e ka bërë të pazbatueshëm këtë ligj. Edhe pedagogu Kastriot Gjika e sheh fajtorin te dokumenti i kontestuar që në krye të herës e madje, edhe pasi mori “OK” në Kuvend.

“Gjërat kanë ardhur duke u degraduar. Shkaku është ai ligji për arsimin e lartë, i cili u miratua në atë variant, përkundër dëshirës dhe vullnetit të pedagogëve.” Për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike, akademikët kërkojnë negocime me Ministrinë e Arsimit e, madje, ndërhyrjen e menjëhershme të Kryeministrit. “Ne s’jemi këtu për ultimatum, por për të bërë një grup negociatorësh, që të negociojnë me Kryeministrin për ta ndryshuar ligjin e arsimit të lartë, për t’i kërkuar të shkarkojë anëtarët e tjerë të bordit”, tha pedagogu Agron Gjekmarkaj.

“SOT PA RROGA, NESËR PA GODINA”

Shkelja më e rëndë, sipas akademikëve të UT-së, është mbulimi i pjesshëm i rrogave nga ministria. “Qeveria nuk na i mbulon neve pagat e plota të 12 muajve. Ka 3-4 vjet, që ne 3 muaj ua marrin studentëve. Kjo është shkelje me të dyja këmbët”, vuri në dukje pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Fabian Topollaj.

“I refuzojmë në qoftë se na jepen prej studentëve.” Ishte kjo fjalia e thënë njëzëri nga të gjithë pedagogët e pranishëm në takimin e një dite më parë. Por, gjithsesi, çështja e pagave duket se kaloi në plan të dytë. Gjithë shqetësimi i pedagogëve është menaxhimi i universitetit.

E për këtë drejtojnë gishtin e akuzës nga Bordi i Administrimit dhe administruesit. “Shohim që Bordi i Administrimit dhe administratori sillen si opozitë me rektorin dhe pjesën tjetër të trupës akademike, me një lloj arrogance, që nuk ka qenë e zakontë në Universitetin e Tiranës”, thekson Gjekmarkaj. Pedagogu i gazetarisë Mark Marku, theksoi se ky takim nuk është thjesht një reagim për pagat, por edhe për gjendjen jo të mirë dhe kushtet e papërshtatshme të punës në universitete.

“Nuk ka kohë të heshtim. Këtë radhë na lanë pa rroga, nesër mund të na marrin ambientet e universitetit dhe të na çojnë në ndonjë magazinë. Vonesa e pagave është gjëja më pak problematike, është tregues i mosfunksionimit të universitetit. Shqetësimi ynë është bllokimi i universitetit nga strukturat menaxhuese, nga qeveria dhe presioni, që bëhet pa pushim mbi trupën akademike.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tërmetet mund të prekin edhe Shqipërinë…

Sizmiologët thonë se lëvizjet sizmike në Itali dhe Greqi mund të prekin...
Read More