Pedagogu “terrorist” në Malajzi, nëna: Kurth, iku nga Shqipëria 16-vjeç

Pas rasteve të bujshme të shqiptarëve në grupe terroriste, plaga është hapur sërisht. Prania e një pedagogu në mesin e të arrestuarëve në Malajzi, ka tronditur autoritetet vendase dhe ato ndërkombëtare. Klodian Zaimaj, përfundoi në pranga të autoriteve malajzeze, si i dyshuar për përfshirje në grupe terroriste. Policia e Shtetit, bën me dije se 35-vjeçari ka mbaruar studimet e larta dhe jeton prej vitesh në Malajzi. Struktura të specializuara të Antiterrorit, në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë, si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu, policia po bashkëpunon edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe inteligjente, në vend dhe jashtë, duke shkëmbyer të dhëna. Mediat e Malajzisë bëjnë me dije se 35-vjeçari u arrestua më 1 tetor në Selangor, i dyshuar për komunikim me militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Policia tha se i arrestuari shqiptar, lektor i drejtësisë në një universitet publik lokal, ka kontakt me Shtetin Islamik.

Nëna

Familja e 35-vjeçarit e dëgjuan në media arrestimin e të birit, dhe ndodhen në gjendje shoku për lajmin se djali është i dyshuar për pjesëmarrje në grupe terroriste. Afërdita Zaimaj, nëna e Klodianit, e mekur nga lotët, shprehet se i biri është i pafajshëm. Ju deshën disa minuta për të marrë veten e që të fliste për mediat, ku me një fjalë e quan kurth. “Jam e bindur se kjo është kurth i ngritur nga Malajzia e Shqipëria. Për tim bir të gjithë kanë respekt, të gjithë. Klodiani nuk e bën kurrë diçka të tillë, pra që të përfshihet në terrorizëm”, u shpreh e ëma e teologut. Ajo thotë se Klodjani, ose siç njihej ndryshe Ibrahimi, u largua nga Shqipëria kur ishte 16-vjeç. Ai ka predikuar fenë që i vogël dhe më pas ngjiti shkallët e karrierës. “Nuk pranoj, asgjë nuk pranoj. Nuk pranoj sepse s’kam një edukatë të tillë, s’kam një fëmijë të tillë. Kam një fëmijë që ka ikur pa mbushur 16-vjeç. Ka mbaruar shkollën derisa u bë docent. Jep mësim në universitet. O zot, ia ka bërë këtë, o Zot!”. Edhe i ati, Adriatik Zaimaj, tregon se para se të ikte në Malajzi ka qenë në Arabi dhe më pas në Shqipëri. Prindërit i kërkojnë shtetit të ndërhyjë, pasi ka 4 fëmijë. “Shteti ka gurin ka edhe arrën. Është mirë të kujdeset për shqiptarët që janë jashtë shtetit. Se mund të bëjnë shumë gabime shtetet atje, hajt se janë shqiptarë dhe ua fusin shqiptarëve”.

Grupi

Policia malajziane ka njoftuar se 8 persona janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë lidhje me celulën terroriste të ISIS. Mes 8 të prangosurve, është edhe Zaimaj. Pesë nga militantët, raporton “Russai Today”, kanë lidhje me grupin Abu Sayyaf (ASG), tha një inspektor i policisë vendase. Malajzia ka kryer së fundi qindra arrestime të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik në vitet e fundit, nuk ka vuajtur ende një sulm madhor.

Myftiu Duka

Mbi arrestimin e 35-vjeçarit nga Cërriku, ka reaguar edhe Myftiu i Elbasanit. Agim Duka është shprehur se e njeh Zaimajn që para dhjetë vitesh por nuk ka më kontakt me të. Duka është shprehur se e njeh si besimtar në xhaminë e Cërrikut. “Kam patur kontakt me të kur ka qenë student dhe nuk di të ketë patur prirje radikale. Familjen e tij nuk e njoh”, u shpreh myftiu Duka. Më tej ai shprehet se autoritet shqiptare kanë bërë punë ndaj radikalizimit, por situatën e cilëson shqetësuese. “Është rast shqetësues, por nga bashkëpunimi që kemi patur me autoritete shqiptare dhe organizatat e tjera kemi ulur ndikimin e këtyre rrymave ekstremiste. Është bërë një punë për tu lavdëruar në lidhje me amortizimin e radikalizmit”, vijon Duka.

Shkruar Nga
More from Revista User

Digjet ura në mes të Tiranës, askush nuk kujtohet ta shkojë e fikë

Një zjarr ka rënë në mes të Tiranës. Flakët kanë dalë nga...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.