“Pelegrinazhi” i Shkollës Verore UET këtë vit ndalet në Korçë

‘Shkolla Verore 2018’ e Universitetit Europian të Tiranës, është kthyer tashmë në një traditë.

Në vitin e saj të shtatë të organizimit, shkolla verore me temë “Unë Lider”, bën së bashku rreth 50 maturantë nga e gjithë Shqipëria. Këta të fundit do të jenë pjesë e një eksperience, e cila synon t’u ofrojë atyre mundësinë që të mësojnë më tepër në lidhje me të qenit lider, të njohin moshatarët e tyre dhe të krijojnë ura bashkëpunimi me ta, nëpërmjet një organizimi që zgjat në datat 3-6 korrik dhe që do të zhvillohet në qytetin turistik të Korçës.

I ftuari special kësaj radhe është autori disa librave me UET Press, Maks Velo, i cili do të mbajë dhe një leksion të hapur për nxënësit pjesëmarrës në këtë shkollë.

Prania e lektorëve të UET dhe të ftuarve specialë, e bën pjesëmarrjen në shkollën verore, një eksperiencë tepër të vyer, që kombinon më së miri mësimin me argëtimin, nëpërmjet aktiviteteve dhe lojrave të shumta që organizohen përgjatë

Qëllimi i kësaj shkolle verore është të edukojë liderët e së ardhmes, t’iu ofrojë një mundësi të gjithë maturantëve shqiptarë që të njihen me njëri-tjetrin dhe të mësojnë e punojnë bashkë.

Tema kryesore e diskutimit është “Unë lider”, ndaj pjesë e këtij organizimi bëhen kryesisht të rinjtë që janë të angazhuar në shkollë, apo në komunitetin ku jetojnë.

Ata do të kenë mundësi të organizojnë projekte në grup dhe konkurse për idetë më të mira duke sprovuar veten

“Shkolla e verës është edhe një mundësi më shumë mësimi, argëtimi dhe socializimi me maturantë të tjerë që vijnë nga e gjithë Shqipëria. Mësimi fillon që në mëngjes për t’ia lënë vendin argëtimit, ndërsa socializimi është gjatë gjithë kohës, aty ku ata qëndrojnë, mësojnë, punojnë gjatë projektit final që duhet të mbrojnë dhe prezantojnë, si edhe gjatë pushimit apo relaksimit në ambientet e kompleksit turistik që është zgjedhur për të zhvilluar këtë aktivitet”– shprehet Anisa Subashi, Drejtoresha e Ciklit Bachelor në UET.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vjen patriarku i Rusisë, Tirana blindohet me forca speciale ruse

  Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, pritet të zbresë...
Read More