Pence, Tillerson i kërkojnë Rusisë të rimendojë marrëdhënien me Assadin

alepo-siri-mars-2017

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, tha se “të gjitha provat” tregojnë se Qeveria siriane qëndron prapa sulmit shkatërrues kimik në provincën Idlib dhe i bëri thirrje Rusisë që të respektojë marrëveshjen e saj për eleminimin e armëve kimike në Siri.

Në një intervistë për Fox News, Pence tha se është koha që Moska “të mbajë fjalën për eleminimin e armëve kimike, në mënyrë që ato të mos jenë më kërcënim” për njerëzit në Siri.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i bëri thirrje Rusisë që të rimendojë marrëdhëniet e saj me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“Nuk ka dyshim në mendjen tonë se regjimi sirian është përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm. Mendojmë se është koha për rusët që të mendojnë vërtet për mbështetjen e tyre për regjimin e Assadit”, tha Tillerson.

Mbi 70 veta janë vrarë nga sulmi i dyshuar kimik që ka ndodhur të hënën në qytetin Khan Sheikhoun.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rita Ora, mahnitëse në Bambi Awards në Berlin

Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, pas ceremonisë së çmimeve MTV EMA, mahniti...
Read More