Për rritje të shpejtë të flokëve: 10 këshilla të thjeshta!

Flokët e gjata janë një nga simbolet kryesore të feminitetit. Megjithatë, rrallëherë gjejmë femra që janë të kënaqura me shpejtësinë në të cilën rriten flokët e tyre.

Përveç kësaj, kurrë gjatësia nuk është e mjaftueshme, dhe për këtë arsye fillojnë të blejnë dhe të përdorin një shumëllojshmëri të preparateve për të përshpejtuar rritjen dhe kujdesin e tyre. Megjithatë, ne mund të ju ndihmojmë përmes disa këshilla të lehta dhe natyrale:
Masazhoni kokën

Ju e dini mirë se shëndeti i flokëve fillon nga lëkura e kokës, ose me fjalë tjera – nëse koka është e shëndetshme, atëherë do të jenë edhe flokët. Çdo ditë bëni disa minuta masazh për të nxitur rritjen e flokëve dhe për të përmirësuar dendësinë e saj.

Prerja e flokëve

Është mit se flokët duhet t’i shkurtoni në çdo gjashtë deri tetë javë. Thelbi qëndron në kujdesin e mirë dhe preparatet. Nëse keni një shampo dhe kondicioner të mirë që e përdorni rregullisht, atëherë është e mjaftueshme që të vizitoni floktarin çdo gjashtë muaj.

Fjetja në mëndafsh

Fjetja në sipërfaqe të lëmuara mund të reduktojë fërkimin e flokëve, dhe në këtë mënyrë edhe plasaritjen e tyre. Ndërroni jastëket e pambuktë në të mëndafshtë dhe do të vëreni ndryshimin mënjëherë.

Rregulla e tharjes dhe stilizimit të flokëve

Kurrë mos e provoni në të njejtën ditë që të thani flokët dhe t’i stilizoni me pajisje ngrohëse. Në një botë ideale, do të ishte mirë që t’i thani flokët në mënyrë natyrale – përmes ajrit por kjo është e pamundur për disa njerëz. Për të shmangur dëmtimin dhe thatësinë, shmangni edhe tharjen edhe pajisjet tjera ngrohëse në një ditë.

Lërini që flokët të ju pushojnë

Sa më shumë të lani dhe stilizoni flokët tuaja, ato do të jenë më të dëmtuara, kështuqë duhet ta bëni këtë në minimum. Megjithatë, roli kryesor qëndron në cilësinë e produktit. Ruani shëndetin e tyre, mbroni flokët nga dielli dhe nxehtësia e pajisjeve, përdorni preparate ushqyese dhe lërini flokët të ju pushojnë.

Sa më pak lidhni flokët tuaj

Në vend që të shtrëngoni flokët me një bishtalec të lartë, përpiquni që t’i kapni pak më lirshëm sepse shtrëngimi i tepërt shpie në dëmtim dhe thyerje, duke rezultuar në rënie.

Krehja

Investoni në krehër me me cilësi të mirë të bërë nga fibra natyrale dhe qime të buta që nuk dëmtojnë flokët tuaj. Ju poashtu duhet të dini se krehja në rrënjë stimulon qarkullimin, gjë që rezulton në ushqyerje të mirë deri te folikulet e flokëve.

Ngjyrosja e flokëve

Mundohuni të mos i çelni shumë flokët me ngjyrë, sepse zbardhuesit e ndritshëm mund t’i djegin dhe dëmtojnë flokët duke i bërë të duken të shëmtuar. Mbani ose flokë të shkurta me nuancë të hapur ose flokë të gjata me ngjyrë më të errët.

Shpëlarja me uthull

Uji i ftohtë dhe uthulla e mollës pas larjes me shampon, mbyllin folikulet e qimeve dhe i bëjnë të shkëlqejnë. Mos u shqetësoni në lidhje me aromën – sepse shpejt mund të largohet!

Shmangni zgjatjen e flokëve (extensions)

Kur rritja e flokëve është qëllimi juaj, përdorni zgjatjet për raste të veçanta dhe për periudha më të shkurta. Këto zgjatje mund të ju japin peshë shtesë duke i tërhequr flokët nga rrënja, andaj kujdesuni për flokët tuaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Amerika ndihmon me 32 milionë refugjatët e Myanmar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kontribuojnë me rreth 32 milionë...
Read More