Për të qenë më atraktiv – ndiqni këto këshilla

Jemi të tërhequr nga njerëz të cilët i konsiderojmë si të bukur dhe kur shohim fytyra simetrike e sy të mëdhenj.

Mirëpo, edhe ata që nuk kanë lindur me pamje prej modeleje, s’do të thotë se s’mund të bëni asgjë që të jeni më atraktivë.

Ja një listë e shkurtër:

Rrini në grupe, jo vetëm

Do të dukeni më mirë në shoqërinë e miqve tuaj se sa vetëm, kanë zbuluar shkencëtarët. Fenomeni i njohur si “efekti i tifozllëkut”, ndodh për shkak se truri i njeriut më lehtë i fokuson fytyrat e njerëzve në grup, se sa kur ata janë vetëm.

Buzëqeshni më shumë

I njëjti regjion i trurit që aktivizohet në tru kur një person merr një shpërblim, i njëjti aktivizohet kur ai person sheh një fytyrë të bukur. Studiuesit britanikë kanë zbuluar se dhëmbët e bardhë dhe buzëqeshja, i bën njerëzit më atraktivë tek të tjerët.

Vishuni në të kuqe

E kuqja është ngjyra e zemrave, e trëndafilave dhe siç duket, e dashurisë. Edhe burrat edhe gratë janë më të tërhequr nga seksi i kundërt nëse ata janë të veshur në të kuqe.

Punoni me sensin tuaj të humorit

Edhe gratë edhe burrat preferojnë dikë me sens të mirë humori për partner. Mirëpo, secila nga gjinitë e vlerëson humorin ndryshe. Gratë i pëlqejnë burrat që i bëjnë të qeshin, ndërsa burrat i pëlqejnë gratë që qeshin me shakatë e tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tragjike në Tiranë, djali i ri i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Një 30-vjeçar, banues në Sauk është hedhur nga ballkoni në katin e...
Read More