Për të qenë të lumtur, duhet të largohemi nga disa persona

Raportet midis njerëzve shoqërohen me një sërë kënaqësish dhe lumturish, por janë njëkohësisht edhe shkaku i pakënaqësive dhe mërzitjeve. Dhe një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të dimë për të qenë të lumtur, është të mësojmë të injorojmë disa fjalë, sjellje të disa personave, apo disa persona nga jeta jonë.

Në fakt, ka momente kur evitimi i disa personave është bazik për të pasur një shëndet të mirë mendor, pasi ata mund të na ndalojnë të ecim përpara dhe të shpalosim gjithë potencialin tonë. Në momentin që e kuptojmë se po ushqejmë marrëdhënie toksike, në të cilat jemi ne viktimat, largimi nga këto marrëdhënie është hap më i rëndësishëm për të qenë të lumtur.
Të injorosh është art

Thuhet se një herë, një burrë iu afrua Budës dhe pa i thënë asnjë fjalë, e qëlloi në faqe. Dishepujt e tij u acaruan. Ananda, njëri prej tyre, iu afrua Budës dhe i kërkoi :

– Më jep lejen t’i jap këtij burri atë që meriton!

Buda dukej shumë i qetë dhe iu përgjigj Anandës :

– Jo, do të flas unë me të.

Duke mbledhur gishtat e duarve kryq, ai i tha burrit :

– Faleminderit! Me veprimin tënd më bërë të kuptoj se inati brenda vetes sime më është larguar. Të jam jashtëzakonisht mirënjohës. Gjesti yt tregoi se Ananda dhe dishepujt e tjerë ende mund të pushtohen nga inati. Faleminderit! Të jemi të gjithë mirënjohës!

Normalisht, burri që e qëlloi, nuk po e besonte atë që dëgjoi dhe u largua i prekur.

Historia e mësipërme na tregon se çfarë nënkupton vërtet ta injorosh dikë. Në fakt, fjala “injorim” na bën të dukemi të keq në sytë e të tjerëve, por më mirë të dukemi keq për ta, se sa të ndihemi keq vetë.

Të injorosh do të thotë të mos lejosh fjalët dhe sjelljet e të tjerëve të cënojnë ekuilibrin tonë të brendshëm. Nuk ka të bëjë injorimi i dikujt me hakmarrjen, apo me faktin se duam ta bëjmë personin tjetër të ndihet inferior ndaj nesh. Injorimi është një metodë për të mbrojtur veten tonë.

Tri situata që duhet të mësosh t’i largosh nga vetja

Kritikat shkatërruese.

Kur kritikat duken qartë se nuk na i bëjnë për të përmirësuar aspekte nga vetja jonë, por për të na bërë të ndihemi inferiorë, duhet t’i injorojmë. Mos i lejo të tjerët të të gjykojnë, pa e vendosur edhe ata veten në vendin tonë dhe mos i lejo kritikat e tyre të të dëmtojnë.

Veprimet e liga.

Nëse një person sillet keq me ty, mos e lejo që sjellja e tij të alterojë ekuilibrin tënd psikologjik, sepse në këtë mënyrë ai e arrin objektivin që synon. Kujto se mund të të dëmtojë, vetëm ai që ti e lejon të të dëmtojë. Nëse arrin të dallosh një veprim të keq, rimendoji edhe një herë marrëdhëniet e tua me atë person dhe vazhdo përpara me jetën tënde.

Manipulimet.

Disa persona do tentojnë të të kontrollojnë nëpërmjet manipulimeve emotive. Është e rëndësishme që ti të jesh i vetëdijshëm dhe të dish t’i evitosh rastet, kur dikush po përpiqet të përfitojë diçka prej teje. Zakonisht manipulimi arrihet duke të nxitur ndjesinë e fajit apo të përgjegjësisë tek dikush, shkruan bota.al. Kur arrin t’i injorosh manipulime të tilla, ndihesh vërtet i lirë të hedhësh çdo hap në jetën tënde.

Të mësosh të injorosh është një proces që kërkon shumë përgatitje dhe një ndryshim total të sjelljes. Edhe pse mund të duket kontradiktore, të injorosh nuk do të thotë të mbyllesh në vete, por përkundrazi, do të thotë të hapesh totalisht me botën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Njihuni me stilisten e Meghan Markle

Meghan Markle u zhvendos në Londër dhe stili i saj mbretëror ndryshoi...
Read More