Përballë zërave të së shkuarës

Promovohet sot në Universitetin Europian të Tiranës libri i Eni Vasilit “Zëra nga errësira”, botim i UET Press

Nga Eni Vasili

Përballja me të shkuarën komuniste është një ndër sfidat e rëndësishme të shoqërisë shqiptare. Kanë kaluar 28 vjet prej kohës kur u rrëzua komunizmi në Shqipëri, por ende nuk kemi një proces të përballjes me të shkuarën, ende nuk ka një proces të mirëfilltë të dekomunistizimit të shoqërisë sonë. Duket sikur ka një tendencë për t’i fshehur krimet e komunizmit, së paku duke heshtur për çfarë ka ndodhur në 45 vjet diktaturë. Ka patur përpjekje në media për të zbardhur pjesë të rëndësishme të asaj periudhe të errët, por është bërë ende shumë pak deri tani.

“Studio e Hapur”, me mbështetjen shumë të rëndësishme të “Neës 24”, i kushtoi këtë sezon një hapësirë të veçantë pikërisht kësaj teme, përballjes me të shkuarën komuniste. Janë realizuar tetë intervista të rëndësishme me personazhe që i kanë mbijetuar terrorit komunist. Ata kanë rrëfyer vuajtjet e jetës së tyre nëpër burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës komuniste. Janë tetë jetë të ngjashme, por edhe të ndryshme për mënyrën se si kanë sfiduar diktaturën duke u mbijetuar torturave fizike dhe psikologjike. Janë rrëfime që më kanë përlotur, por dhe më kanë surprizuar me kurajën përmes së cilës kanë mundur t’i mbijetojnë diktaturës. Janë dëshmi shumë të rëndësishme që dokumentojnë ngjarje që kanë shënjuar historinë e komunizmit.

Le të shpresojmë se ky botim, me rrëfimet e tetë personazheve të rubrikës kushtuar kujtesës, në “Studio e Hapur” në News 24, besoj se do të jetë një kontribut i rëndësishëm si për studentë, aq edhe për studiues.

Kam falënderim të veçantë për tetë personazhet që pranuan të rrëfejnë jetën e tyre në studion tonë, gjithashtu kam falënderim të veçantë për “Neës 24”, që ka mbështetur pa asnjë kufizim projektin tonë për kujtesën.

“Studio e Hapur”, do të vazhdojë t’i kushtojë hapësirë kujtesës edhe në sezonet e ardhshme, për të dhënë kontributin modest për zbardhjen e krimeve të komunizmit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Të varur nga ndërkombëtarët

Nga Ervis Iljazaj Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë disa kritika për politikat...
Read More