Përballje detare Rusi-Amerikë në det

Pas vendimit të Pentagonit për të riaktivizuar flotën e tyre detare në patrullimin e ujërave në veri të atlantikut, ekspertët flasin për rivalitet me rusët në det të hapur.

Rikthimi i konkurrencës së fuqisë së madhe dhe rritja e prezencës së Rusisë kërkon që NATO të rifokusohet në Atlantik, të sigurojë përkushtimin në kontinent dhe të demonstroje aftësitë e parandalimit”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Jonny Michael.

Për specialistet është e qartë se një vendim i tillë reflekton shqetësimet e vena re në mbare europën, por edhe brenda NATO-s nga rritja e pranisë ushtarake ruse dhe shtimi i patrullimeve të forcave të Moskës në zonën e Atlantikut.

Plani i ri parashikon që SHBA-ja t’i ngrejë në Norfolk të Virxhinias zyrat e komandës së re të Aleancës për Atlantikun. Kjo e fundit konsiderohet jetik per aftësinë e reagimit të shpejtë të NATO-s, e cila ka krijuar dhe një komandë te re logjistike që pritet të vendoset në Gjermani.

Plani i rritjes së pranisë në Atlantik u miratua në parim gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në shkurt, si pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë në vijat detare dhe linjat e komunikimit në mes të Europës dhe Amerikës Veriore.

Zyrtarë të NATO-s pohojnë se Rusia i ka shtuar patrullimet në Detin Baltik, Atlatikun Verior dhe në Arktik, edhe pse flota detare e saj është më e vogël nga sa ka qene në kohën e Luftës së Ftohtë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pamje apokaliptike e Shqipërisë nën ujë

Kjo është situata e përmbytjeve në vend, ku mijëra hektarë tokë nën...
Read More