Përdorimi i të dhënave të përdoruesve, Zuckerberg do të dëshmojë para komitetit amerikan



 

Shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg do të dëshmojë para Komitetit të Senatit për Tregti, lidhur me përdorimin e të dhënave të përdoruesve nga kompania e tij.

Facebook është përballur me kriticizëm pasi është bërë e ditur se kompania ka pasur njohuri se Cambridge Analytica ka përdorur të dhënat e më se 50 milionë përdoruesve të rrjetit social Facebook.

Ai do të dëshmojë para komitetit më 11 prill. Udhëheqësi i komitetit, Greg Walden dhe anëtari Frank Pallone kanë mirëpritur vendimin e Zuckerbergut.

“Kjo seancë dëgjimore do të jetë mundësi e rëndësishme për të zbardhur çështjen e të dhënave private dhe t’iu ndihmojë amerikanëve që të kuptojnë më mirë çfarë ndodhë me informatat e tyre online”, kanë vlerësuar anëtarët e komitetit, shkruan rel.

Cambridge Analytica është firmë politike konsulente e cila ka punuar në fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

“Si mund ta zgjidhë PD çështjen e sondazheve që i mëshojnë dualitetit të pazgjidhur Basha-Berisha”

  Analisti Preç Zogaj, në një koment të publikuar nga Panorama, merr...
Read More