Përfitimet e çokollatës



Çokollata është një prej ushqimeve më të preferuara për shumicën e njerëzve.

Tashmë përveç shijes së mirë ka dhe një sërë efektesh siç është rritja e përqendrimit dhe e kujtesës.

Studiuesit panë efektet e saj tek disa persona dhe nga hulumtimi u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë patën performancë më të mirë se ata që nuk konsumonin , në testimet e trurit që u bënë.

Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” të cilat gjenden me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë.

“Flavanols” janë antioksidantë , përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura.

Studimi përfshiu rreth 1000 njerëz në 30 vite.

Megjithatë mjekët këmbëngulin që çokollatë duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar, sepse vetëm në këtë mënyrë do sjell përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit, pa shkaktuar dëme në organizëm.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Denoncoi të riun nga Dibra për përdhunim, policia zbardh ngjarjen: Maqedonasja…

Policia e Dibrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë...
Read More