Një apartament pranë komisariatit të policisë së Gramashit është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë mbrëmjen e të hënës rreth orës 21:00 pranë komisariatit të policisë.
Bëhet e ditur se për arsye sigurie janë evakuuar 18 familje që banojnë në këtë pallat, por edhe në pallatet ngjitur.
Nuk raportohet për viktima, ndërsa arsyet e flakëve aktualisht nuk dihen.
Sipas informacioneve të para zjarri është i përmasave të mëdha dhe rrezikohen edhe banesa të tjera.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.