Përfundon kontrolli, çfarë morën hetuesit në shtëpinë e Tahirit?

Oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar në banesën e Saimir Tahirit ditën e sotme për të kryer kontroll për të gjetur prova për dosjen ‘Habilaj’ ku akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës, edhe ish-ministri i Brendshëm.

Oficerët kanë mbërritur në banesën e deputetit në orën 14:05, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë ka shkuar në banesë dhe Tahiri, sapo është lajmëruar nga oficerët.

Teksa oficerët kryejnë kontrollin, Saimir Tahirit ka qëndruar në ballkonin e banesës së tij duke pirë puro.

I pranishëm në banesë gjatë kontrollit nga oficerët e policisë gjyqësore ka qenë edhe avokati i Tahirit, Maks Haxhia. 

Pas rreth 2 orëve ka përfunduar kontrolli i shtëpisë së Saimir Tahirit nga oficerë të policisë gjyqësore. Ata janë parë të dalin nga banesa me dy valixhe në dorë.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për disa dokumente që ata kanë sekuestruar dhe që mendohet se do ti shërbejnë hetimit. Kontrolli zgjati afro 2 orë dhe u bë edhe në prani të avokatit të Tahirit, Maks Haxhia.

Katër oficerë të policisë gjyqësore mbërritën në banesën e Saimri Tahirit tek zona e “Kodrës së Diellit”, një ditë pasi Parlamenti votoi  kundër arrestit dhe pro kontrollit të banesës.

Fillimisht rreth orës 14:05 kanë mbërritur 4 oficerët e policisë gjyqësore. Ish-ministri Tahiri ka shkuar 5 minuta më pas bashkë me avokatin Maks Haxhia.

Deputeti Saimir Tahiri, akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, akuzë për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij, por ky i fundit e rrëzoi.

Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi menjëherë pas publikimit të përgjimeve të një bande droge nga autoritetet italiane, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri si i implikuar.

Banda e drogës, për të cilën drejtësia italiane kishte hetuar prej kohësh, drejtohej nga shtetasi shqiptar, Moisi Habilaj, i cili është kushëri i Tahirit.

Italianët shkatërruan bandën e organizuar kriminale të përbërë nga shumë persona, ku përveç Moisi Habilajt u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë, si pjesë e këtij aktiviteti kriminal.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dialogu/ Mogerini bën bashkë Thaçin me Vuçiçin: Ka pasur tensione, por…

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të...
Read More