Përfundon pa marrëveshje takimi mes Ramës e Bashës

18254326_10210946759123925_1902637693_nKa zgjatur më shumë se tre orë takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Takimi u organizua në zyrën e presidentit Bujar Nishani.

I pari doli nga takimi kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.

Rama doli nga zyra dhe iu drejtua bulevardit në këmbë.

Ai nuk bëri asnjë koment.

Pas përfundimit të takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, detajet janë të pakta.

Shumë portale kanë nxituar që ta quajnë takimin si të dështuar.

Edhe pse ka zgjatur për tre orë, takimi nuk ka arritur në një përfundim.

Burimet thonë se Rama po pret dakordësinë e Bashës.

Ai u ka lënë në tryezë propozimin dhe është larguar.

Po ashtu Rama ka shprehur gatishmërinë për një tjetër takim.

Kryetari i PD nga ana e tij doli rreth 50 minuta më vonë nga presidenca.

Rama doli nga presidenca së bashku me kreun e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.

Ky i fundit organizoi një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta në hotel Rogner.

Kurse Rama u drejtua për në zyrë.

Disa protestues të PD pranë çadrës e pritën me thirrjet ‘Rama ik’.

Kurse Rama u përgjigj duke ngritur gishtat lart.

Shkruar Nga
More from revista mapo

“Pajisja e përgjimit, në duart e italianëve të Interforcës”

Deputeti Alfred Peza, citoi dje një shkresë zyratre ku thuhej se “aparatura...
Read More