Përgatituni për një prekje mbretërore/Kate dhe Meghan, tashmë si ikona emoji!

Janë dy kunatat më të famshme të momentit, ndërsa më pak sa një muaj na ndajnë nga dita e shumëpritur. Meghan Markle krah Princ Harry-t do të jetë fokusi i majit. Për marrëdhënien mes aktores kanadeze dhe Middleton është folur shumë, e sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, vajzat shkojnë mëse mirë me njëra-tjetrën.

8-1

Picture 1 of 4

Janë ndër më të komentuarat në rrjetet social, e jo vetëm, kështu që një nga kompanitë përgjegjëse është duke u marrë aktualisht me krijimin e ikonave emoji, protagoniste të të cilave do të jenë Markle dhe Middleton. Meghan do të vijë e përfaqësuar fillimisht me një nga daljet e saj më të famshme publike: kostum blu me pantallona të shkurtra, ndërsa Dukesha e Kembrixhit do të përfaqësohet nga një moment i shkëputur nga një ndeshje sporti, ku shihet me duart rreth fytyrës. Për Kate, do të ketë gjithashtu edhe një imazh të sajin duke shijuar një gotë verë.

DRKHRS po pyet aktualisht përdoruesit e rrjetit se çfarë do të dëshironin të shihnin më shumë nga Markle dhe Middleton. Ata kanë premtuar se gjithçka do t’i përmbahet natyrës rojale të Kate dhe romancës së Meghan me Princ Harry-n. Me pak fjalë, një frymë mbretërore do të na pushtojë aparatët telefonikë më shpejt nga se pritet…

Shkruar Nga
More from Revista User

Dyshime për vdekjen e vëllait të Kim Jong, mund të jetë helmuar nga dy femra

Mediat britanike kanë publikuar një video, ku pretendohet se dy femra kanë...
Read More