Përgjimet e drogës/ Tahiri: Ja gabimi im i vetëm


I vënë në qendër të akuzave të opozitës si kolonel i trafikut të drogës dhe për lidhjet e forta me kushëririn e tij Moisi Habilaj, arrestuar dje në Itali, ka folur për herë të parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri u përfol edhe nga mediat italiane ku emri i tij doli në përgjimet e Habilajt ku u tha se ai mori 30 mijë euro.

Në një deklaratë për mediat Tahiri tha se çdo ditë të punës time kam luftuar për të vërtetën pavarësisht çmimit të saj.

“Sado e madhe qoftë gënjeshtra apo abuzimi, e vërtetë vlen më shumë. Kam mbajtur detyrën e ministrit duke mos u dorëzuar nga sulmet e kundërshtarëve përballë.”

“Gafa ime më e madhe është se unë i shita makinën time më 2013 pa menduar të verifikoj se kujt po ja shihja. Unë mbaj përgjegjësi për këtë, dhe për tej kësaj nuk kam pasur asnjë lloj lidhje”-tha ai.

Ndërkohë edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akzuave për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe për përgjimet e Habilajt, të arrestuar një ditë më parë në Itali.

POSTIMI I PLOTË

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Për herë të parë në 18 vjet, Mbretëresha Elizabeth po e kapërcen një detyrë solemne vjetore

Monarkja 91-vjeçare gjithmonë ka marrë pjesë dhe është përkulur solemnisht në ditën...
Read More