Përgjimet provojnë skandalin e radarëve? Hoxha: Pritet ‘tërmet’

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë.

Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.

Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva, duke vërtetuar kështu skandalin e denoncuar së fundi nga opozita.

Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë.

“Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera.

“I patë policët? Janë tanët”, vijon një tjetër përgjim i Habilajt.

Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo.

Kurse gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Opinion”, se një deputet i rëndësishëm socialist, drejtues i një qarku  që ka prodhuar 8 deputetë për socialistët ka lidhje direkte me Habilajt dhe ky fakt është i dokumentuar në materialet që ai posedon.

Hoxha ka thënë se dosja e tij ka informacione të detajuara mbi përfshirjen e eksponentëve të politikës me vëllezërit Habilaj.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Socialiste nxori tetë deputetë vetëm në dy qarqe, në Durrës dhe në Vlorë.

Durrësi udhëhiqet nga ish-ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ndërsa Vlora nga ministri i Transportit, Damian Gjinknuri, ndërkohë pjesë e listës të këtij qarku është edhe kryeministri Edi Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

SHBA, një i vrarë, disa pengje nga punonjësi i pakënaqur

Një person është vrarë dhe disa të tjerë raportohet të jenë marrë...
Read More