Përgjimi, Denar Biba: E kam takuar Biankun. Ja e vërteta e metaforës së trenit



Në një prononcim për Ora News, nënkryetari i  KQZ-së, Denar Biba pranon se bisedën e përgjuar audio mes tij dhe ‘mikut”, Ledi Bianku, gjyqtar shqiptar në Gjykatën e Strasburgut në vitin 2014 kur ai ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga zv/ kryeministri, atëherë Niko Peleshi.

S’ka nevoje te beni dedektivin me mua. Une e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, nder te tjera edhe ne viziten zyrtare prane GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit te kryesuar nga ish zv kryeministri i kohes”, deklaroi Biba. 

Më tej ai kërkon të sqarojë se metafora e trenit nuk është ashtu siç është intepretuar si shantazh ndaj gjyqtarit që ky i fundit të bllokojë çështjet e pronave në Strasburg

Metafora e trenit ishte ne pergjigje te pyetjes qe Bianku me beri mua se “perse pranova detyren e kryetarit te KPP”, duke qenë se ishte në dijeni të aspirates sime për Gjykaten Kushtetuese. Ja kaq e thjeshte eshte. Mjaft te degjoni biseden e plote, dhe do ta kuptoni qe “sakrifica” e perfolur ishte e imja dhe s’kishte asnje lidhje me z.Bianku. Isha une qe pranova nje detyre qe nuk e doja”, sqaroi Denar Biba.

Më tej Biba në prononcimin për gazetarin e Ora News, Sonil Frashëri shkruan: Kërkoni bisedën e plotë! E keni për detyrë.

Sipas Exit.al e cila publikoi përgjimin e bisedës së bërë në një ambient publik Biba shprehet se atë e ka dërguar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, për t’i kërkuar Biankut të ndihmojë qeverinë, duke nënkuptuar se ndihma do shpërblehet, kurse e kundërta do ta lërë Biankun pa hapësirë ne sistemin e drejtësisë se vendit pas mbarimit të mandatit në Strasburg.

Biseda e pergjuar

“Edhe pse regjistrimi ka shkëputje, në të dëgjohen qartësisht fjalët e Bibës”

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?

I thashë…

Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].

[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…

Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.

Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon:

“Ma paguan ata biletën…”

Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Përse Dita Botërore pa Duhan duhet të jetë Dita Pa Tymosje Duhani

Philip Morris International: Duhanpirësit dhe ata që interesohen për ta, meritojnë të...
Read More