Përgjimi shkakton krisje tjetër PS-LSI



Saimir TahiriKomisioni i Sigurisë e nisi të hënën duke debatuar në lidhje me të ashtuquajturin skandal të përgjimeve nga Policia e Shtetit.

Kreu i Komisionit, Spartak Braho i LSI, mungonte në këtë mbledhje, ndërsa disa gazeta spekulojnë se çështja e përgjimeve po shkakton një tjetër krisje në koalicionin e majtë.

Ndërsa nënkryetari i Komisionit, demokrati Flamur Noka tha se do të thirren për të dëshmuar krerët e institucioneve të sigurisë në vend.

Ai tha se kjo që po bën policia me përgjimet është e paligjshme.

Sipas tij, fillimisht u mohua ekzistenca e kësaj pajisje, por më pas u pranua.

Kurse deputeti i LSI, Luan Rama tha se nëse kjo është e vërtetë, ky do jetë një skandal i madh.

Pak ditë më parë, gazeta MAPO publikoi një informacion të rezervuar, ku ngrinte shqetësimin se një pajisje përgjuese tepër e sofistikuar ishte instaluar prej më shumë se një muaji në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke vënë në alarm institucionet e sigurisë.

Pajisja nuk rezulton e regjistruar në asnjë regjistër zyrtar apo dokument tjetër të institucioneve të Sigurisë.

Jozyrtarisht, policia tha gjithashtu se kjo pajisje po përdoret për qëllime trajnimi të Policisë së Shtetit.

Por pak ditë më parë, dy oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës u paraqitën në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me një vendim për të sekuestruar pajisjen e dyshimtë.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha postoi dje në faqen e tij në Facebook se nga pajisja në fjalë janë përgjuar 375 njerëz.

Duke iu referuar burimeve digjitale, Berisha shkruan se në listën e të përgjuarve janë edhe ambasadorët e vendeve të mëdha perëndimore dhe shefat e shërbimeve perëndimore, shefat e misioneve të institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Tiranë.

Lista e të përgjuarve sipas Berishës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani

Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Florian Nuri

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dede

Kryetari Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi

Kryetari i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, Bujar Leskaj

Avokati i Popullit, Igli Totozani

Guvernatori i Bankës së Shtetit, Genti Sejko

Anëetarëet e Gjykatëes Kushtetuese dhe të Lartë

Kryetari i Gjykatës së Apelit për Tiranën, Alaudin Malaj dhe më vonë Hysni Demiri

Kryetari i Gjykatës Administrative, Kastriot Selita

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi dhe deputetët Pandeli Majko, Anastas Angjeli, Esmeralda Shkjau, Vasilika Hysi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka dhe deputetët Sali Berisha, Arben Ristani, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Albina Deda

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule,

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpëtim Idrizi

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi

Deputetët e LSI Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo etj. etj.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Çfarë fshihet pas kërkesës së Ramës për një bazë ushtarake të NATO-s?

“Ne nuk do ia dorëzojmë të ardhmen tonë Moskës”. Kështu deklaroi nga...
Read More