Përkundër mospajtimeve, SHBA dhe Kina shprehen për bashkëpunim

rex-tillerson-ne-pekin-te-kines

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, kanë shprehur përkushtim për të synuar bashkëpunim më të madh, përkundër mospajtimeve lidhur me Korenë Veriore dhe çështjet e tjera.

Ky takim i nivelit më të lartë ndërmjet zyrtarëve të dy vendeve, prej inaugurimit të presidentit, Donald Trump, në muajin janar, u bë dje në Pekin, vetëm disa orë pasi Koreja Veriore njoftoi se e kishte kryer testin e një makine të re raketore, ndërsa lideri i këtij vendi, Kim Jong Un, e lavdëroi “lindjen e re” të industrisë së raketave në këtë vend.

Para testit raketor verikorean, zoti Tillerson pat tërhqeur vërejtjen se tensionet rajonale janë në “nivel të rrezikshëm”.

Kina ishte e zemëruar nga presioni i Uashingtonit për të ndikuar në Korenë Veriore, që ta kufizoj prograin e saj atomik dhe raketor, dhe ashpër e pat kritikuar vendimin e SHBA-ve për ta vendosur sistemin e mbrojtjes raketore në Korenë Jugore.

Megjithatë, Tillerson dhe Xi kanë shprehur përkushtim për lidhje më të fuqishme ndërmjet dy shteteve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bëjeni këtë truk! Nëse i lyeni me këtë qerpikët, do t’ju rriten shumë shpejt

Harroni maskaranë e rëndë dhe të shtrenjtë dhe qerpikët artificialë, koha është...
Read More