Përmbyset autoboti me gaz nga ngrica



akkkk_5

Një autobot me gaz raportohet se është përmbysur këtë të enjte në aksin Përrenjas-Qafë Thanë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ngrica në rrugë, por nuk përjashtohet as shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte autoboti.

Për pasojë aksi në fjalë është mbyllur përkohësisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse dhe policia. Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Tillerson: Assad nuk ka të ardhme si udhëheqës i Sirisë

Sekretari amerikane e Shtetit, Rex Tillerson tha se Bashar al-Assad nuk ka...
Read More