Përmbytja e nënstacionit/ Ja zonat pa energji elektrike në Tiranë

OSHHE ka dhënë informacion lidhur me zonat e mbetur pa energji elektrike si pajojë e përmbytjes së nënstacionit elektrik në Kashar.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se: Si rezultat reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin gjatë pasdites së sotme, në N/Stacionin Kashar janë konstatuar prurje të mëdha uji, duke sjellë përmbytjen qe ka sjellë dhe rrezik përmbytje të N/Stacionit.

Për këtë shkak si mase sigurie kompania e OSHEE mori masën e stakimit të detyrueshëm në regjim avarie të të gjithë n/stacionit.

Zonat e mbetura pa energji aktualisht si rezultat i këtij stakimi janë:

Autostrada Tirane-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, Bashkia Vorë, Pompat e Ujësjellësit në Laknas, Ujësjellësi Bërxullë, pallatet në fushën Misto Mame, Yzberisht, Pallatet Giron, Unaza Re, Bashkia Kamëz, zona e Bregut të lumit dhe Valiasi i Ri.

Sipas sinoptikanëve, reshjet pritët të vijojnë edhe përgjatë të premtes dhe rreziku është që nënstacioni të mbetet i stakuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbuloni karakterin tuaj përmes kësaj fotoje

Ky test me foto mund të zbulojë shumë rreth karakterit tuaj dhe...
Read More