Pas përmbytjeve që ditët e fundit goditën Puerto de Sagunto, në Spanjë, një grua është përpjekur që të shpëtojë vetë. Siç e shihni dhe në video, ajo del nga dritarja e makinës së saj të zhytur nën ujë.
Më pas ka hipur mbi çatinë e makinën dhe ka pritur që të vijnë zjarrfikësit për ta shpëtuar. Mbërritja e tyre e menjëhershme ka evituar më të keqen.