Përmbytjet: Përkeqësohet situata në Shkodër, Prençi mendon si Ademi

Zgjerohet më tej sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, duke shkuar mbi 4698 Ha tokë.

Situata paraqitet e rënduar, ku me dhjetra banesa janë të rrethuara nga uji, ndërsa në disa prej tyre uji ka depërtuar brenda.

Bashkia Shkodër ripërsërit kërkesën e vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të  mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Edhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi në Shkodër se, disa nga argjinaturat në këtë qark janë në rrezik dhe në disa zona problematike të Shkodrës duhet të shpallet emergjenca civile e pjesshme.

Prençi kërkoi nisjen e hetimeve për firmën që ndërton rrugën e Velipojës, pasi ndërhyrjet pa kriter, sipas tij, po ndikojnë në zgjerimin e hartës së përmbytjes.

Sërish gjatë së martës, harta e përmbytjes në zonën e Nënshkodrës u zgjerua edhe më tej. Sipërfaqja e përmbytur ka arritur në 4 mijë e 125 hektarë tokë bujqësore dhe kënetë.

Përveç Obotit, Darragjatit, Shirqit e Goris, prezenca e lartë e ujit u has edhe në Dajç, ku uji hyri në stacionin e pompave. Rreth 190 shtëpi, kryesisht në Obot, janë të izoluara nga uji.

Forcat e ushtrisë transportuan për në spital një 17-vjeçar.

Prezencë të lartë uji pati edhe në zonat moçalore të livadheve në periferi të Shkodrës ku për të kaluar ndihmojnë mjetet e ushtrisë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

I dashuri iu arrestua me drogë, Viola Spiro: Marr lekë borxh për të blerë rroba

  Moderatorja Viola Spiro është komentuar gjatë në media për lidhjen e...
Read More