Përmbytjet, të gjitha spitalet janë në gatishmëri

Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale njofton se te gjitha Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore janë në gadishmëri të plotë 24/7 për çdo emergjencë shëndetësore. Në dispozicion është edhe numri 127 i urgjencës mjekësore, për çdo situatë me të cilën mund të përballen qytetarët si pasojë e motit të keq.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek nga afër nëpërmjet Ekipit të Emergjencave shëndetësore situatën e përmbytjeve në vend dhe garanton shërbimin shëndetësor në të gjithë vendin.

Lidhur me situatën e emergjencës së krijuar në nënstacionin elektrik të Shkodrës ku u plagosën 3 punonjës të OSHEE, informojmë se aktualisht po trajtohet në spitalin e Shkodrës një nga punonjësit e OSHEE, ndërkohë që po transportohen drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar dy punonjësit e tjerë që ka pësuar djegie të një shkalle më të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se një dëmtim ka ndodhur në çatinë e qendrës shëndetësore të Pukës, por pa shkaktuar dëme brenda qendrës.

Megjithatë, shërbimi që ofrohet në Qendrën Shëndetësore është zhvendosur në ambientet e bollshme brenda spitalit të Pukës, deri në riparimin e dëmeve të jashtme të kësaj qendre. Të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë në gadishmëri të plotë në këtë situatë emergjence.

Shkruar Nga
More from Revista User

Një gjeldeti si Victoria

Dita e Falënderimeve është dhe fillim i sezonit të pushimeve. Dhe Victoria...
Read More