Përndiqte çiftin mbretëror, burg për vajzën e fiksuar pas princ Leka Zogut

princ-zogu-dhe-elia

Një vajzë 25-vjeçare me banim në Tiranë është fiksuar “keq”, pas Princ Lekës, ndërkohë që ai ka lidhur kurorë me aktorian Elia Zaharia.

E reja me shtetësi maqedonase dhe amerikane, Fitore Bekteshi u kthye në një makth për çiftin, pasi filloi t’i ndiqte kudo dhe tu prishte qetësinë.

Ajo u është ngjitur atyre gjatë aktivitetit të përditshëm, duke i ndjekur në çdo organizim ku merrnin pjesë, në jetën profesionale apo edhe në daljet e tyre private në bare apo restorante në kryeqytet.

Bekteshi madje është futur në oborrin e banesës së familjes Zogu dhe nuk është kursyer deklaratat e dashurisë me zë të lartë për Lekën në ambiente publike, si dhe ka kërcënuar Elia Zaharian në sy se “do ta përcillte”.

Fiksimi i 25-vjeçares dhe veprimet e kryera prej saj kanë shkaktuar ankth dhe frikë tek aktorja Zaharia, e cila, më 12 korrik 2016, e ka kallëzuar atë në Policinë e Tiranës. Pasi u hetua në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 25-vjeçarja përfundoi si e pandehur në gjykatë për akuzën e “përndjekjes”.

Më 16 shkurt 2017, Gjykata e Tiranës mbylli gjykimin e dosjes së saj, duke e deklaruar fajtore dhe e dënoi me 6 muaj burg. Për shkak se dënimi me burgim është më i madh se dënimi i vuajtur gjykata ka konstatuar shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” caktuar më herët ndaj saj.

Gjatë hetimit e pandehura ka pranuar se ka ndjekur Leka Zogun duke thënë: “Doja ta shikoja Lekën, pasi ai për mua ishte një diell më tepër, dielli vetë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pritja e ëmbël: Emina Çunmulaj, mahnitëse në setin e Artan Korenicës

Pak javë më parë, modelja shqiptare Emina Cunmulaj u vizitua nga një...
Read More