Përplasen dy të rinjtë në shinat e trenit, humbin jetën në vend

treni-i-shtypi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku dy shqiptarë janë vrarë, ndërsa ishin duke ecur në shinat e trenit.

Siç shkruan Corriere Della Sera, ngjarja ka ndodhur në orën 19:20 minuta të mbrëmjes së sotme.

Treni që ishte nga Milano për në Vareze i ka goditur dy shqiptarët në momentin që ishin duke ecur mbi shina. Mësohet se janë dy shqiptarë 25 dhe 30 vjeç.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth 300 metra larg stacionit të Rho Fiera.

Makinisti ka tentuar që të ndalojë trenin, por përplasja ka qenë e fortë, duke u marrë jetën dy rinjve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe policia që ka nisur hetimet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Elbasan/ Degjeneron sherri mes të rinjve në Parkun Rinia, shkaktare një femër

Dy persona janë zënë me njeri tjetrin në “Parku Rinia” në Elbasan....
Read More