Përplasja Veliaj-Nishani ‘zbret’ në mediat e huaja



Nishani dhe VeliajKryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj doli në një konferencë për shtyp paraditen e së premtes, duke sulmuar edhe një herë tjetër Presidentin e Republikës, pasi Bujar Nishani një ditë më parë kishte dhënë një deklaratë për mediat, ku kishte kërkuar nga drejtësia që të hetonte Veliajn për shpifje.

“Presidenti doli në konferencë vetëm për interesin e tij personal, siç ka bërë gjithmonë. Asnjëherë për çështje kombëtare nuk ka thënë gjë. Presidenti është kthyer në një zyrë shtypi i PD-së. Është përçarësi i vendit, ka përdorur çdo mundësi për ta përçarë shoqërinë. Kurrë nuk ka folur për interesin publik ky President në ikje”, u shpreh Veliaj.

Më tej, Veliaj shtroi një pyetje për Nishanin: “Çfarë mendon Presidenti për 5 pallatet te diga e liqenit, pak metra nga këndi i lodrave? Kur ka mendim për këndin e lodrave, duhet të ketë dhe për këtë. Basha e ka dhënë lejen pasi qeveria kishte ndaluar ndërtimet në gjithë territorin e vendit. Askush nuk e ka aprovuar ndërtimin te diga”.

Përplasja e pazakontë në politikën e pazakontë shqiptare ka ‘zbarkuar’ edhe në mediat e huaja.

Rrjeti amerikan, ABC News, i referohet një raportimi të Associated Press.

“Presidenti shqiptar ka vendosur të padisë për shpifje kryebashkiakun e kryeqytetit. Presidenti Bujar Nishani e paditi kryebashkiakun Erion Veliaj të enjten. Veliaj e akuzoi atë në një program televiziv se ka përdorur pushtetin për të ndryshuar pronësinë e një prone të Kishës Katolike në qendër të Elbasanit në favor të familjes së tij. Veliaj, që është zgjedhur vitin e shkuar, i përket Partisë Socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama. Edhe pse formalisht apolitik, që kur mori detyrën, Nishani ka qenë në konflikt të vazhdueshëm me socialistët në pushtet. Mandati i presidentit përfundon në vitin 2017, kur vendi do të votojë po ashtu për zgjedhjet parlamentare,” thuhet në raportim.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Selam Alekum, baba! – roman nga Mustafa Nano

Diana Çuli   Mustafa Nano, pas disa librave të suksesshëm në fushë...
Read More