Përplasje me armë zjarri, 9 të vrarë e dhjetëra të plagosur në Jordani

jordani sulm me arme

Të paktën 9 persona u vranë dhe 29 tjerë mbetën të plagosur, është ky bilanci i një shkëmbimi me armë zjarri mes forcave të sigurisë jordaneze dhe disa personave të armatosur. Reuters raporton se mes viktimave është një grua kanadeze, tre civilë dhe pesë policë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Karak të Jordanizë, ku autorët mbajtën peng disa persona në një kështjellë mesjetare.

Policia në qytetin malor të Karak fillimisht liroi 10 persona, duke përfshirë edhe turistë të huaj, por disa janë ende duke u mbajtur në kështjellën Crusader nga ku pati të shtëna ndaj forcave të sigurisë.

Endi nuk bëhet i ditur identiteti i sulmuesve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident me vdekje në Bulqizë, vdes një 25-vjeçar

Aksidenti i rëndë rrugor në aksin Peshkopi-Bulqizë. Një 25-vjeçar mësohet se ka...
Read More