Përse biem në dashuri ?

 

20150212060012_94838

Dashuria është kondicion human, është nevojë biologjike, është frike për të mos qëndruar vetëm. Le te themi që ne kemi lindur për të mos jetuar vetëm! Në fund të fundit kush e do vetmine?! Është…Ndjesi e keqe…Më mire të mos e kujtojmë… Të flasim për gjëra të bukura si dashuria! Ndjesia e fluturave në stomak…ndonjëhere të folura me vete: “e duaa…e dua..eduuua!

“Të qeshura me vete kur lexon sms e tij/saj…ehhhh! Me shaka pa shaka, dashuria është e bukur! Dhe ne nuk rrimë dot…e duam gjithmonë dikë…e duam dhe kur na duan më pak, e duam të jetë dikush patjeter për të na plotësur racionin e lumturisë! Dashuria nuk është pasion, se pasioni është fizik, dashuria është më shumë se pasion se është ‘sublime’.

1359565195_love2

Kur fillova të bej këtë shkrim pyeta shumë njerëz se përse biem në dashuri, mora disa përgjigje, dikush…me tha: Dashuria fillon nga vetja nëse unë nuk kam dashuri për veten nuk mund ta dhuroj këtë dashuri për tjerët…nuk e di nese kishte të drejtë …dashuria ndonjëhere shkon përtej vetes….por një gjë është e sigurt se njeriu ka nevojë për dashuri, ka nevojë që kur lind e deri kur vdes..ka nevojë të dashurojë e ta dashurojnë pa kushte …pa sepse…sepse kjo është dashuria..

Thonë dhe që mbaron një ditë! Kjo është relative! Sa e kanë pyetur veten se përse dashurojnë? Ndoshta nuk do ishte më mire të rrinin vetëm?! Të mos kalonin nete pa gjumë…dite të gjata duke pare telefonin tend nëse të ka shkruar pas një gridje..por dhe ndonjë lot here pas here na ka shpëtuar për dike. Disa tremben nga kjo..nga zhgenjimi…nga humbja e dashurisë.. por kjo është dashuria …Ne dashurojmë dhe për keto! Dhe për lotet, dhe përgrindjet.. dhe për të ngritur ndonjeherë zërin! Ja pra dashuriana i jep këto! Prandaj për ta mbyllur..Dashuro..jo vetëm njëherë! Nuk është kështu! Dashuro ….Sa here të duash! Sa here ke nevojë! Në fund të fundit a nuk ishte dashuria një nga të parat ndjesi që Zot i hodhi në tokë bashkë me Evën e Adamin?

apaixonar-se

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Modelja Elsa Hoks “ndez” Kanën

Kanë është mbushur me yje të botës së showbiz para Festivalit të...
Read More