Përse disa njerëz nuk tradhtojnë

Derisa shkencëtarët rregullisht merren me temën përse njerëzit tradhtojnë, pyetja përse nuk tradhtojnë nuk shtrohet.

Të gjithë janë magjepsur me këtë test të çdoditshëm, i cili ndryshon plotësisht jetën seksuale! Koha është që ta aplikoni!

MONOTONIA, kriza e moshës së mesme, dëshira për ndryshim, hakmarrja – shkaktarët për tradhti janë të shumtë.

Pikërisht këtë çështje shkencëtarët izraelitë e kanë vënë në hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 400 veta të moshës 24 dhe 60 vjeç.

Të gjithë kanë qenë të martuar së paku një vit dhe kanë pasur së paku një fëmijë.

Është konstatuar që arsyeja kryesore përse njerëzit nuk tradhtojnë është morali.

Ndër arsyet e tjera janë efektet te fëmijët, frika që do të mbeten të vetmuar dhe pasojat të cilat tradhtia do të mund t’i ketë për ambientin ku jetojnë, posaçërisht nga partneri me të cilin tradhtojnë.

Gjithashtu, pjesëmarrësit religjiozë më së shpeshti kanë veçuar frikën nga vetmia.

Konkluzioni i shkencëtarëve është që të qenit besnik është çështje e zgjedhjes, përkatësisht e vendimit!

Shkruar Nga
More from Revista User

Situatë kritike, Peleshi bën thirrjen e fundit: Largohuni, Vjosa gati të shpërthejë!

Ministrisë i Bujqësisë, Niko Peleshi ka inspektuar nga afër situatën në urën...
Read More