Përse Dita Botërore pa Duhan duhet të jetë Dita Pa Tymosje Duhani

Philip Morris International: Duhanpirësit dhe ata që interesohen për ta, meritojnë të mësojnë për alternativat pa tymosje duhani në vend të cigareve tradicionale. 

Sot, Philip Morris International (PMI) shënon Ditën Botërore pa Duhan me një thirrje që kjo ditë të njihet si “Dita Pa Tymosje Duhani”. PMI po publikon reklama informative ku theksohet që duhanpirësit duhet të informohen për alternativat pa tymosje që zëvendësojnë cigaret.

Është e qartë që pavarësisht rreziqeve të njohura ndaj shëndetit që vijnë nga duhanpirja, shumë njerëz vazhdojnë të tymosin duhan. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) parashikon që do të ketë më shumë se 1 miliard duhanpirës në vitin 2025, pak a shumë sa janë edhe sot. Zgjedhja më e mirë për ta do të ishte që ta linin, por shumë nuk e bëjnë diçka të tillë. Është me rëndësi që këta burra dhe gra të kenë qasje në informacion mbi alternativa më pak të dëmshme sesa cigaret. Pse t’u mohohet kjo mundësi? PMI po bën thirrje për qasje plotësuese dhe të guximshme ndaj shëndetit publik.

“Për ata njerëz që përndryshe do të vazhdojnë të pinë duhan, OBSH është në pozitën e përsosur që të nxisë kalimin nga cigaret, në alternativa më të arsyeshme. Një politikë që i informon njerëzit mbi këto alternativa – në thelb, një Ditë Pa Tymosje Duhani – do ta ulte mbizotërimin e duhanpirjes në një masë shumë më të madhe dhe me një ritëm shumë më të shpejtë sesa vetëm masat ekzistuese të kontrollit të duhanit”, tha André Calantzopoulos, i cili është CEO i Philip Morris International. “Duhanpirësit meritojnë një plan të mirëmenduar, që merr parasysh alternativa më të mira se cigaret. Nga ana jonë, jemi të vendosur që të ofrojmë një të ardhme pa tymosje duhani, përmes novacioneve të mbështetura në shqyrtime shkencore dhe që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve”.

Që tani, PMI ka angazhuar 5.4 miliardë dollarë në mbështetje të një skuadre prej 400 shkencëtarësh, inxhinierësh dhe teknikësh të nivelit më të lartë, të cilët janë shpenzuar vite të tëra për krijimin dhe testimin e një game produktesh pa tym duhani, që ofrojnë zgjedhje shumë më të mirë për miliona duhanpirës që nuk e lënë duhanin. Më shumë se 5 milionë njerëz në mbarë botën e kanë lënë krejtësisht tymosjen e cigareve dhe kanë kaluar te IQOS, produkti me ngrohje-pa djegie duhani i PMI, me 10,000 duhanpirës që kalojnë te kjo mënyrë çdo ditë. Dhe PMI nuk është e vetmja kompani që po ndjek novacionin si diçka të rëndësishme ndaj 1 miliard duhanpirësve në botë – përgjithësisht industria e duhanit po fillon të lëvizë në këtë drejtim, me përfitues personat që tymosin duhan.

“Ambicia jonë afatshkurtër është që një në çdo tre konsumatorët tanë, 40 milionë burra dhe gra, do të kenë kaluar në alternativa më të mira brenda vitit 2025. Përfundimisht, synojmë që të jemi në pozitën që të ndalim së shituri cigare krejtësisht. Megjithatë, na duhet mbështetja e qeverive dhe komunitetit të shëndetit publik për ta bërë diçka të tillë realitet, sa më shpejt të jetë e mundur. Besoj që në vend që të përcaktojmë një ditë si Dita Botërore pa Duhan, na duhet që ta promovojmë çdo ditë si Ditën Botërore Pa Tym Duhani”, tha Calantzopoulos.

PMI po propozon që qeveritë dhe autoritetet të hulumtojnë në mënyrë thelbësore sesi produktet pa tym duhani, shkencërisht të bazuara, mund të përdoren si një strategji plotësuese e shëndetit publik krahas parandalimit dhe ndalimit të tymosjes se duhanit. Me kontroll dhe mbikëqyrje të përshtatshme qeveritare, këto produkte mund të kenë një efekt domethënës dhe pozitiv mbi shëndetin publik.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kujdes: Ky është efekti i tmerrshëm që celulari shkakton tek lëkura juaj

Ka ndonjë prej jush që mund të qëndrojë pa e kontrolluar WhatsAppin...
Read More