Përse janë kaq delikate, në kohët e sotme, marrëdhëniet në çift?!

Shpeshherë nuk jemi të përgatitur për kompromise, për ta sakrifikuar vetveten dhe për të dashuruar pa kusht. Nuk dëshirojmë të presim dhe duam të kemi çdo gjë menjëherë. Dhe padyshim se të gjitha këto ndikojnë që lidhjet e sotme të jenë kaq delikate, sipas “Telegrafi”-t. Por jo vetëm, sepse ka edhe shumë arsye tjera se përse lidhjet moderne janë delikate.
Ja disa nga këto arsye:

E përziejmë dashurinë me ndjenja tjera
Shpeshherë duam të takohemi me dikë me të cilin shkojmë në diskotekë apo kinema, por jo me dikë i cili na kupton dhe na mbështet në momentet më të vështira të jetës sonë. Prandaj, është e rëndësishme që dashurinë mos ta përziejmë me ndjenja tjera.
Ngecim në ndonjë rutinë
Pas një kohe, është e mundshme të mos keni kohë dhe hapësirë për dashurinë, sepse mund të jeni të zënë duke i ndjekur benefitet materiale.
Pritni rezultate të menjëhershme
Kur bini në dashuri, ndoshta menjëherë pritni që lidhja juaj të jetë e pjekur. Por kjo pjekuri, e gjithashtu edhe kuptimi i ndërsjellë, mund të vjen vetëm pas disa viteve së bashku.
Bëhemi të varur nga teknologjia
Teknologjia na ka afruar me njëri-tjetrin. Jemi aq afër njëri-tjetrit saqë është e vështirë edhe të merrni frymë ndonjëherë. Gjatë tërë kohës keni mundësi të komunikoni me partnerin përmes teksteve, mesazheve të zërit, thirrjeve me video, etj. E këto ndikojnë që të dini gjithçka për njëri-tjetrin dhe të mos keni për çka të flisni.
Liria seksuale
Gjeneratat e sotme e kanë ndarë seksin nga dashuria. Në fillim njerëzit bëjnë seks, pastaj vendosin nëse duan të jenë së bashku. Sot, seksi jashtë martesës konsiderohet normal, dhe gjërat si “lidhjet e hapura”, “miq me përfitime” dhe “seks vetëm për një natë” janë bërë pjesë e pandashme e jetës moderne.

Shkruar Nga
More from Revista User

I arrestuari pranon sulmin në Stokholm: Unë jam vrasësi!

SUEDI– Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e autorit të dyshuar që u...
Read More