Përse kaq shumë dhunë nëpër rrugët e Shqipërisë?



dhunaShqiptarët gdhihen dhe ngrysen duke dëgjuar lajme për një shpërthim të pashoq dhune.

Mëngjesin e sotëm u raportua se dy persona janë arrestuar sot në Burrel pasi kishin goditur me sëpatë dy vëllezër.

Arsyeja? Vëllezërit kishin gërvishtur me motoçikletë makinën e Gëzim Alimanit dhe Astrit Xhetanit.

Ndërkohë mbrëmë shqiptarët e mbyllën ditën me lajmin e dhunimit të një gazetari.

Agjentë të policisë së Tiranës kanë arrestuar në orët e fundit presidentin e ekipit të Kastriotit, Alban Vogli.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i Alban Voglit është bërë për shkak të dhunimit të një gazetari.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku Vogli ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij gazetarin sportiv Eduard Ilnica, që punon pranë televizionit Telesport.

Burimet shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë, për akuzat “heqje të lirisë” dhe “ushtrim dhune për shkak të detyrës”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 të së hënës, në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet.

Gazetari Ilnica është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Traumës, ku i është dhënë ndihma e parë.

Burime spitalore bëjnë me dije se ai ka pësuar fraktura dhe hematoma nga goditjet.

Pyetja që lind: Përse kaq shumë dhunë nëpër rrugët e Shqipërisë, kur dihet se vrasjet tashmë janë bërë ‘normalitet’?

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Dritëroi

Nga Ndriçim Kulla Për Dritëro Agollin te shumë njerëz është krijuar një...
Read More