Personat që martohen në vitet e tyre të 30’ta janë më të rrezikuar nga divorci

Kur të gjithë shokët e shoqet fejohen e martohen në vitet e tyre të 20’ta, është lehtësuese për ju ta kuptoni se dashura e vërtetë mund të gjendet edhe në mesin e viteve të 30’ta.

Sipas një profesori, personat që martohen në vitet e tyre të 30’ta janë më të prirë të shkurorëzohen sesa çiftet që martohen më herë.

Nicholas Wolfinger, profesor i studimeve familjare dhe sociolog në Universitetin e Utah, ka kryer hulumtime duke u përpjekur ta zbulojë lidhjen mes moshës, martesës dhe divorcit.

Pas eksperimenteve dhe analizave të shumta, profesori ka konstatuar se personat që martohen mes moshës 28 dhe 32 vjet e kanë rrezikun më të ulët për të shkurorëzuar.

Por, ata të cilët martohen në vitet e mesme të 30’tave apo afër moshës 40 vjeçare janë shumë më të rrezikuar të shkurorëzohen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Princ Leka II dhe Elia Zaharia urojnë festat me këtë imazh

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe në çdo vend ftymon...
Read More