Përvishjuni punës! Presidenti Steinmeier u kujton partive thelbin e politikës

Ishin fjalë të qarta ato që erdhën nga Pallati Bellevue. Presidenti duket se nuk do të lejojë shpejt zgjedhje të reja. Me këtë mbetet e hapur si do të vejë puna më tej, mendon Christoph Strack.

Përvishjuni punës! Edhe njëherë! Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier u ka kërkuar aktorëve të CDU, CSU, FDP, Të Gjelbërve dhe SPD që të zhvillojnë bisedime të tjera për formimin e qeverisë. Ashtu siç ia kërkonte posti, Steinmeieri foli i qetë dhe si përfaqësues i shtetit. Por kur e lexon dhe dëgjon edhe njëherë atë që tha, e kupton se ai dha një shuplakë.

Risi në historinë e Republikës Federale Gjermane

Ajo që tha ishte edhe në mbështetje të rendit shtetëror – kjo fjalë merr një kuptim të ri në këto orë. Sepse Steinmeieri flet në momente serioze: “Ndodhemi në një situatë, e cila nuk ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e RFGJ, pra që prej 70 vjetësh”. Dhe ai u kujton partive thelbin e veprimit politik: “Të gjitha partitë politike të zgjedhura në Bundestag kanë detyrim ndaj interesit të përgjithshëm, ato i shërbejnë vendit tonë”.

Që një President i Gjermanisë e shqipton në këtë moment një fjali kaq të qartë – pa asnjë lloj kufizimi – e kthen apelin në një shuplakë. Ndihmë në politikën shtetërore në orë, në të cilat kremtohet politika partiake. Steinmeieri nuk përdor konceptin politikë klienteliste – por paralajmërimin e tij për të mund ta lexosh nga rreshtat e tij. “Ai që konkurron në zgjedhje për përgjegjësi politike, ai nuk duhet t’i shmanget asaj, kur e ka në dorë.”

Si do të vejë puna më tej mbetet e hapur

Puna është se Presidenti Federal, të cilin e quajnë nganjëherë me shpoti zëvendësmbret, ka në dorë vetëm pak më shumë se fuqinë e fjalës, të fjalës së madhe. Detyra e tij më e rëndësishme sipas kushtetutës është që të sqarojë në një situatë shumë të caktuar çështjen e zgjedhjeve të reja në federatë. Dhe pikërisht për këtë pikë Steinmeieri kontribuon për sqarim.

Se çfarë do të ndodhë po të mos bien dakord me njëra-tjetrën partitë, këtë Presidenti Federal e lë me të drejtë të hapur. Në fjalët e tij nuk ndihej as nënkuptimi më i lehtë për të ikur drejt zgjedhjeve të reja. Përgjegjësia nuk është në Pallatin Bellevue. Por edhe më tej tek partitë. Kjo nuk duhet të jetë vetëm detyra e tyre, por para së gjithash paralajmërim. Gjermania është model për shumë vende, ose edhe vend i ëndërruar. Partitë do të bënin mirë të kujtohen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Irani lejon gratë të garojnë në peshëngritje

Irani tha se ka lejuar për herë të parë të gjitha gratë...
Read More