Pesë gjëra që nuk i dini për psikopatët



Nga Nadja Heym, The Conversation
Në emisionin e famshëm televiziv, ‘Vrasja e Evës’, Villanelle është një vrasës psikopat, operator i shërbimit të sugurisë. “Ju kurrë nuk duhet ta quani psikopat një psikopat. Ajo i mërzit ata”, tregon Eva. Ajo pastaj e ngërthen buzën e saj në një imitim të ndjenjës së një njeriu të mërzitur.

Shumica e njerëzve mendojnë se e dinë se çfarë është një psikopat: dikush që nuk ka ndjenja. Dikush që ndoshta torturonte kafshët për argëtim. Por këtu janë pesë gjëra që ndoshta nuk i dinit për psikopatët.

Të gjithë ne kemi tipare psikopatësh. Psikopatia është një spektër, dhe ne jemi të gjithë diku në atë spektër. Nëse keni treguar ndonjëherë mungesë faji ose keqardhje, ose nuk keni ndjerë empati me dikë, ose keni magjepsur dikë që të merrni atë që dëshironi (mbani mend intervistën e fundit të punës), atëherë ju keni shfaqur një tipar psikopatik. Ndoshta ju jeni të patrembur në situata të caktuara ose keni marrë përsipër rreziqe të mëdha – këto gjithashtu janë tipare psikopatike.

Psikopatët nuk janë tërësisht ‘psiko’. Patrick Bateman në ‘American Psycho’ dhe Hannibal Lecter në ‘Heshtjen e Qengjave’ janë portretizime tipike të psikopatëve në kulturën popullore. Ndërsa është e vërtetë se shumica e vrasësve serialë janë psikopatë, por shumica dërrmuese e psikopatëve nuk janë vrasës serialë. Psikopatët përbëjnë rreth 1% të popullsisë së përgjithshme dhe mund të jenë anëtarë produktivë të shoqërisë. Mungesa e emocioneve të tyre, të tilla si ankthi dhe frika, i ndihmon ata të qëndrojnë të qetë në situata të frikshme. Eksperimentet kanë treguar se ata kanë një reagim të reduktuar ndaj situatave të ndryshme. Nëse dikush ju frikësoi gjatë kohës që keni qenë duke shikuar një film horror, ndoshta do të shfaqni një ‘përgjigje të ekzagjeruar e të tmerrshme’ – me fjalë të tjera, do t’iu rrëqethet lëkura. Psikopatët reagojnë shumë më pak në situata të tilla që ngjallin frikë. Çfarëdo që të ndodhë, ata mbeten të qetë. Ky mund të jetë një tipar i dobishëm nëse jeni ushtar, kirurg ose në forcat speciale. Psikopatët mund të jenë gjithashtu shumë simpatike (edhe pse vetëm sipërfaqësisht) dhe ata kanë aftësinë për të marrë rreziqe me vetëbesim, të jenë të pamëshirshëm, të orientuar drejt qëllimit që kanë dhe të marrin vendime të guximshme. Kjo i bën ato të përshtatshëm për mjedise si ‘Wall Street’, sallën e këshillit dhe parlamentin. Këtu, psikopatët kanë më shumë gjasa të vrasin se sa të vriten.

Psikopatët preferojnë ‘Seks në Qytet’ në ‘Shtëpinë e Vogël në Prairie’. Psikopatët kanë më shumë gjasa të gjenden në qyteza dhe qytete. Ata preferojnë atë që psikologët e quajnë ‘strategji e historisë së shpejtë të jetës’. Kjo do të thotë, që ata përqendrohen në rritjen e mundësive të tyre për lidhje afatshkurtra dhe kanë një numër të madh të partnerëve seksualë, në vend që të investojnë shumë përpjekje në një lidhje afatgjatë, të prindërojnë apo të kenë stabilitet në jetë. Kjo strategji lidhet me rritjen e rrezikut dhe egoizmin. Gjithashtu, qytetet u ofrojnë psikopatëve mundësi më të mira për gjetjen e njerëzve për të manipuluar. Ato gjithashtu ofrojnë anonimitet më të madh dhe kështu një rrezik të reduktuar për t’u zbuluar.

Psikopatet femra janë disi të ndryshme. Megjithëse psikopatët meshkuj dhe femra janë të ngjashëm në shumë mënyra, disa studime kanë gjetur dallime. Për shembull, psikopatët femra duken më të prirura ndaj ankthit, problemeve emocionale dhe ndryshueshmërisë sesa psikopatët meshkuj. Disa psikologë argumentojnë se psikopatia femërore nganjëherë diagnostikohet me çrregullim të personalitetit kufitar, në vend të kësaj – karakterizohet nga emocionet e rregulluara dobët, reagimet impulsive dhe shpërthimet e zemërimit. Kjo mund të shpjegojë se pse shumica e studimeve tregojnë se normat e psikopatisë janë më të ulëta tek femrat. Hulumtimet tona më të fundit tregojnë se psikopatët femra duket se preferojnë të krijojnë marrëdhënie afatshkurtra me burrat jo-psikopatikë, ndoshta si një lodër ose mundësi për të bërë mashtrime dhe manipulime të lehta. Por për marrëdhënie afatgjata, një psikopate femër do të kërkojë një mashkull psikopat.

Psikopatët kanë ndjenja… epo mirë, disa ndjenja. Ndërkohë që psikopatët tregojnë një mungesë specifike në emocione, si ankthi, frika dhe trishtimi, ata mund të ndiejnë emocione të tjera të tilla si lumturia, gëzimi, befasia dhe neveri, në mënyrë të ngjashme sikurse shumica prej nesh ndjejnë. Kështu, ndërsa ata mund të përpiqen të njohin fytyrat e frikshme apo të trishtuara dhe janë më pak të përgjegjshëm ndaj kërcënimeve dhe dënimeve, ata mund të identifikojnë fytyrat e lumtura dhe ata reagojnë pozitivisht kur shpërblehen. Sidoqoftë, ndërkohë që një fitim i mundshëm mund të të bëjë të lumtur, një psikopat do të kishte nevojë për një shpërblim më të madh për t’u emocionuar. Me fjalë të tjera, ata mund të ndjehen të lumtur dhe të motivuar nëse shpërblimet janë mjaft të larta. Natyrisht, ata gjithashtu mund të zemërohen, veçanërisht në përgjigje të provokimit, ose të frustrohen kur qëllimet e tyre të pengohen. Pra, Villanelle ka të drejtë, deri diku. Mund të lëndoni ndjenjat e një psikopati, por ndoshta ndjenja të ndryshme dhe për arsye të ndryshme.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Donald Trump: Ky është momenti ynë i ri amerikan!

    Presidenti amerikan Donald Trump u përpoq të shfaqte sa më...
Read More