Pesë rregulla të reja të larjes së flokëve

Për të patur flokë të gjatë sa më të shëndoshë e të shkëlqyeshëm, nuk mjaftojnë vetëm produktet që përdorni…

Do t’ju njohim me disa truke për t’i mbajtur flokët sa më të shëndetshëm.
1. Jo kushdo mund t’ia lejojë vetes kalimin e ditës së larjes. Shpeshtësia e larjes së flokëve varet nga lloji i flokëve. Flokët e rrallë kanë nevojë të lahen edhe përditë, ndërsa flokët e dendur e më të fortë mund të lahen një herë në dy ose tre ditë. Nëse keni flokë të hollë, provoni shampon me një balsam me efekt volumi. Pra, një ditë shampon, një ditë vetëm balsam, në mënyrë që të mos i hiqni skalpit edhe yndyrën e nevojshme që duhet për të mbajtur flokët e shëndetshëm

2. Ulni temperaturën e ujit. Me shumë mundësi ju i lani flokët me një temperaturë uji shumë të lartë që hap poret e lëkurës dhe e ekspozon rrënjën e flokëve. Një gjë e tillë shkakton përtharje dhe këputje të fijeve të flokut. Lajini dhe trajtojini flokët tuaj me ujë të vakët dhe mundohuni që sekondat e fundit para se të dilni nga dushi të kaloni në ujë të ftohtë në mënyrë që poret të mbyllen dhe të ruhet hidratimi i rrënjës, duke ju dhënë flokë më të shkëlqyeshëm.

3. Ndryshojeni shamponin. Ndryshimi i markës së shamponit, një herë në muaj për shembull, dhe pastaj kthimi tek shamponi i mëparshëm e ndihmon flokun të marrë veten dhe të shini rezultatet e secilës markë.

4. Sasia e shamponit që duhet të përdorni duhet të jetë në madhësinë e një qindarke. Nuk është e nevojshme që e gjithë koka juaj të jetë e mbuluar me shkumë në mënyrë që flokët tuaj të lahen. Thjesht masazhojeni shamponin me mollëzat e gishtave në rrënjën e flokëve dhe përdorni ujin për ta shpërndarë në gjatësi.

5. Konsideroni përdorimin e maskave më shumë se të balsamit. Maskat e flokëve bëjnë punë më të mirë kur vjen puna tek hidratimi i flokëve dhe ruajtja e ngjyrës. Ata që kanë flokë të dendur e të fortë mund t’i aplikojnë maskat në të gjithë kokën ndërsa ata me flokë më të rrallë duhet të fokusohen tek fundet e flokëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Polici vret veten para qendrës së votimit

Në fshatin Dishnicë te Korces, në ambjentet e jashtme të shkollës 9-vjeçare,...
Read More