Peshkatarët e perlave: Dinastia Mula përsërit historinë e Lejlas

E realizuar për herë të parë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në vitin 1964 opera Peshkatarët e perlave rikthen Inva Mulën, në rolin e Lejlas që dikur e ka luajtur sopranoja Nina Mula, dhe rivënë sërish nga e bija, në vitin 1990

Opera me tri akte “Peshkatarët e Perlave” e Bizet hap sezonin artistik të Teatrit të Operas dhe Baletit, me një histori protagonizmi nga pas të personazheve femërore të familjës Mula.

E realizuar për herë të parë në skenën e TOB, në vitin 1964 opera Peshkatarët e perlave rikthen Inva Mulën, në rolin e Leilas që dikur e ka luajtur sopranoja Nina Mula, dhe rivënë sërish nga e bija, në vitin 1990.

Dhe ja, tani pas afro 53 vitesh kjo vepër rikthen Inva Mulën më 22 shtator, këtë herë si regjisore dhe protagonist e veprës. Nga Opera është krijuar një histori përmes fotove, me pasazhe nga shtypi dhe pritja publike e veprës. Në ’90-ën zëri i Invës krijoi një atmosferë duke parashikuar pothuaj ardhmërinë e sopranos, atëherë menduar në TOB. E cilësuar asokohe si një artiste e re shumë e talentuar, për Inva Mulën jepej vlerësimi: “Ajo arriti të “vizatojë” një Lejla herë delikate, herë pasionante dhe diti të alternojë bukur lirikën akute me shpërthimet dramatike”; “Zëri i pastër dhe i manovrushëm i sopranos Inva Mula solli në skenë ëmbëlsi. Ajo komunikon natyrshëm me personazhet e tjerë”; “Me dinjitet artistik u interpretua nga Inva Mula roli i Lejlas. Kjo këngëtare e re që këto vitet e fundit po debuton në pothuajse të gjitha operat e repertorit të Teatrit të Operas, edhe këtë radhë manifestoi cilësitë e saj si një interpretuese e zonja.” Premiera do të jepet në skenën e Pallatit të Kongreseve, ku do i bashkohen emra të njohur të skenës operistike shqiptare, por dhe të huaj si si baritoni Armando Likaj, sopranoja Ramona Tullumani, etj, ndërsa sopranoja Mula përveç regjisë do të luaj rolin e Lejlas. Me libret të Michel Carre dhe Eugene Cormon, dirigjent Zherar Akokanë, opera “Peshkatarët e Perlave” në vitin 1990 është ngjitur në skenë nga regjisori Nikolin Gurakuqi, ku rolin e Lejlas e interpretonte Inva Mula. Janë disa mjështër të skenës operistike shqiptare, që kanë interpretuan këtë vepër vite më parë si Nina Mula dhe Ksanthipi Mullisi në rolin e Lejlës, Zihni Berati, Gaqo Çako, Maliq Herri në rolin e Nadir, Avni Mula, Ramiz Kovaçi, Hysen Kurti në rolin e Zurga, Lukë Kaçaj, Koço Timko në rolin e Nurabadi. Kjo vepër është një nga më përfaqësueset e repertorit operistik botëror, i cili ruhet sot në fondin e jashtëzakonshëm të historisë së vënieve në skenën e TKOBAP. Premiera e parë e operas “Peshkatarët e Perlave” në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor mban datën 7 mars të vitit 1964. Një produksion ky që u vu në skenë me regji të Luigj Gurakuqit, dirigjim të Mustafa Krantjas dhe dekore e kostume të Shadan Toptanit. Ndërkohë që në TKOB vijojnë provat për “Peshkatarët e Perlave”, në një tjetër ambient bëhet e ditur se skulptori Renold Sula po punon për skenografinë madhështore të kësaj premiere.  Georges Bizet, kompozitor i madh e artist realist. Simfoninë e tij të parë Georges Bizet e shkroi kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, si një detyrë studentore. Duket se Bizet e harroi krejtësisht atë deri kur u zbulua përsëri në vitin 1935, në arkivat e bibliotekës së Konservatorit. Kjo vepër e tij spikati për freskinë muzikore të jashtëzakonshme.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Grupi parlamentar dhe qeveria duhet të jenë në “luftë” dhe jo në paqe

Nga Ervis Iljazaj Qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste kanë bërë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.