“Peshku i parë”?



Edi Rama dhe Elvis RoshiA do jetë Elvis Roshi ‘peshku i parë’ në rrjetën e dekriminalizimit?

Ndërsa mediat e kanë ngritur këtë pikëpyetje, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur të lëvizë.

Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturën e posaçme që do të verifikojë integritetin e subjekteve që parashikon ligji i dekriminalizimit.

Nisur nga kjo, prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i ka kërkuar KQZ-së të paraqesë materialet paraprake për kreun e bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.

“Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm mbështetet në faktin se, në formularin e vetëdeklarimit të këtij subjekti, ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme, krahas angazhimit të saj, pret dhe mirëpret çdo informacion apo indicie nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët mbi rekordet e mundshme kriminale të zyrtarëve, brenda apo jashtë vendit, për të cilat janë parashikuar ndalimet përkatëse në ligjin “Për Dekriminalizimin”.

Rroshi ka pranuar në formularin e dekriminalizimit se e kanë proceduar penalisht në Gjermani, por thotë se nuk e mban mend përse.

Më vonë ai deklaroi se e kanë dëbuar nga Gjermania për shkak se ka qenë emigrantë i paligjshëm.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Shkrimtari Musa Ramadani shpallet fitues i “Çmimit Kadare”

Shkrimtari nga Kosova, Musa Ramadani është fituesi i edicionit të tretë të...
Read More