Peticioni për anulimin e zgjedhjeve për kryetar, reagon PD e Korçës dhe e Vlorës

PD e Korçës, përmes një deklarate për mediat, thotë se ky është një lajm i rremë dhe se nuk ka asnjë peticion lidhur më votimet.

DEKLARATA

Me shume keqardhje por ne respekt te atyre 2500 anetareve  dhe qytetareve Korcare qe aspirojne me bindje dhe zemer , me pune dhe perkushtim tek Partia Demokratike, po reagojme ndaj nje lajmi apo thashethemi mediatik , qe tashme eshte bere  mode e shemtuar e demokracise .

Dje , nepermjet portaleve dhe mediave , PD Dega Korce eshte njohur me nje te ashtuquajtur peticion I strukturave te kesaj dege !

Lajm totalisht i rreme! Strukturat e kesaj dege , nga seksioni deri ne kryesi ,shprehen vetem nepermjet vendimeve te mara me vote dhe jo telefon pas telefoni .

PD Korce duke ju referuar komunikimit te drejtperdrejte me anetare qe figurojne pjese e listes, konfirmon se shume nga keta persona nuk kane idene me te vogel se emri I tyre ndodhet ne kete liste dhe te tjere qe pranojne se jane telefonuar por qe nuk kane lexur asnje resht te shkruar . Ka gjithashtu edhe raste kur emri , mbiemri dhe firma nuk korespondojne fare , pra nje fake neës I vertete ! (fenomen)

Per keto arsye , Partia Demokratike Dega Korce , distancohet nga cdo peticion , fletushke apo trakt  i tipit komunist , i denon ato dhe i qendron cdo vendimarje te strukturave te saj mbi bazat dhe normat demokratike te shprehura qartesisht ne Statutin e kesaj partie.

Zgjedhjet per Kryetar te PDSH-se  do te mbahen me 22 Korrik 2017 dhe Kryesia e Deges Korce , me vendimin e saj te dates  09/07/2017 , mori persiper pergjegjesine e organizimit te  ketyre zgjedhjeve ne rajonin tone duke percaktuar vendin e votimit si dhe komisionin zgjedhor .

Vendimi I Kryesise te Deges  u mor ne perputhje te plote me Udhezimin nr 1  dt 4 Korrik 2017 , Udhezimit nr 2 date 7 Korrik 2017 dhe Shkreses nr 61 date   07 Korrik 2017 te PDSH-se !

 

Ndërkohë, pas Tiranës dhe Korçës, vjen edhe reagimi kundër nga demokratët e Vlorës, të cilët me anë të një peticioni kërkojnë anulimin e zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së për shkak të procedurës.

Selia e PD në Vlorës ka firmosur një peticion, ku shprehet se aktet e nxjerra nga Lulzim Basha dhe delegimi i funksioneve është kundër rregullores së parashikuar në statut. Mësohet se peticioni është firmosur nga 150 demokratë, vetëm një ditë para se Basha të mbërrijë në qytetin e Vlorës për të zhvilluar fushatën brenda partisë për një mandat të dytë. Sakaq, dje 130 anëtarë të degës së Partisë Demokratike të Korçës kërkuan anulimin e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të PD-së nëpërmjet po një peticioni, pasi e cilësojnë garën farsë.

Ndërkohë zërat kundër Bashës nuk kanë qenë të paktë. Një pjesë e anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike i njohur si grupi “anti-Basha” kanë nisur mbledhjen e firmave për thirrjen e Këshillit Kombëtar. Të drejtën për thirrjen e këtij këshilli prej 275 anëtarësh veç kryetarit e kanë edhe ¼ e anëtarëve, ndaj për te thirrur këtë forum, kundërshtarëve të Bashës u duhen rreth 69 firma. Këshilli Kombëtar i PD-së vendos për rregulloren e brendshme të partisë, zbatimin e statutit, si dhe për kandidaturat elektorale, sipas propozimit të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Peticioni i PD Vlore
Zgjedhjet e 25 qershorit shënuan disfatën më të rëndë zgjedhore në historinë e Partisë Demokratike. Kundërshtari politik u fut në garën zgjedhore me një bilanc të turpshëm qeverisës, me dështime dhe paudhësi, të cilat janë mbajtur shënim jo vetëm nga shqiptarët, por janë evidentuar edhe ndërkombëtarisht. Partia Demokratike ka meritën e pamohueshme të denoncimit publik të tyre.
Rezultati i zgjedhjeve në favor të qartë të mazhorancës dhe në ndëshkim të fortë të opozitës dëshmon se populli shqiptar nuk i ka falur PD inkoherencën e qëndrimeve, tradhtinë e kauzës opozitare/publike që kish mbrojtur me aq zjarr deri atëherë, kompromisin e paqartë dhe kult të 18 majit. Me një akti të orës së fundit PD shkeli interesin publik dhe asgjësoi opozitarizmin. Kjo është e pafalshme, e pajustifikueshme. Kryetari i PD-së lidhi marrëveshje me kundërshtarin politik për të garantuar zgjedhjet e lira, duke imponuar dhe instrumentet garantues. Kryetari i PD u doli zot publikisht zgjedhjeve. Për këtë arsye është i papranueshëm justifikimi i rezultatit dëshpërues, me manipulimin apo blerjen e votës. Në një situatë si kjo demokratët nuk mund t’i kërkojnë llogari “hajdutit”, por duhet t’i kërkojnë llogari dhe të bëjnë përgjegjës “rojtarin”. Rojtari ishte garant i zgjedhjeve për ta.

Zgjedhjet e 25 qershorit e çuan opozitën në pranga të asgjësimit dhe kanë dëshpëruar të gjithë shqiptarët që duan demokraci të vërtetë, të fortë dhe konkurruese në këtë vend. PD duhet t’u kthejë me urgjencë shpresën shqiptarëve, duhet t’u ringjallë besimin, duhet të shpëtojë demokracinë në këtë vend. PD mund të bëjë këtë vetëm nëse rigjen demokracinë, nëse i përbetohet asaj. Një parti, nëse nuk është demokratike nga brenda për anëtarët nuk mund të jetë demokratike nga jashtë, për shtetin e shoqërinë. Prandaj një garë e hapur, me rregulla të drejta e të paanshme, me analizë dhe debat alternativash, me konkurrim real dhe respekt e gjithëpërfshirja për sfidantët përbën ‘conditio si qua non’ për rimëkëmbjen e PD-së. Farsa, zgjedhjet e imponuara, përjashtuese, konfliktuale, mund të çojnë më e pakta në formalitet gare dhe formalitet opozitar dhe më e shumta në një ndarje të re politike me pasojë afatgjate për opozitën dhe pjesën e papërfaqësuar qytetare. Ne nuk duhet të lejojmë këtë skenar, duhet ta pengojmë me çdo kusht, duhet ta dështojmë. Kjo është detyra jonë e parë. Bazuar në sa më sipër, me qëllim shpëtimin nga pengmarrja të Partisë Demokratike, kërkojmë:
1. anulimin e procedurës dhe farsës së nisur nga Zoti Basha; dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD-së dhe gjithë farsën që pason.

 

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Eurostat, shanset e një shqiptari për të fituar azil në BE

Numri  i kërkesave për azil nga shqiptarët  në vendet e BE-së në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.