Petrit Ymeri: Shkollat kanë nevojë për libra të mirë

Çfarë është realizuar deri tani me projektin “Lexuesi i të ardhmes”?! Drejtori i botimeve “Dituria”, Petrit Ymeri, bën një bilanc në kuadër të seminarit të organizuar dje për letërsinë për fëmijë, duke treguar përvojën e ngritur në organizimin e anketimit dhe konkursit letrar e vizatimor, ku vëmendja shkon për prirjet dhe tendencat në moshat shkollore. Në këtë projekt janë përfshirë 4 mijë nxënës, duke angazhuar të gjitha shkollat me pjesëmarrje masive të nxënësve ku janë prezantuar rreth 500 krijime letrare, të mbledhura nga katër qytete: Vlorë, Tiranë, Kavajë dhe Peqin.

Çfarë është realizuar deri tani me projektin “Lexuesi i të ardhmes”?! Drejtori i botimeve “Dituria”, Petrit Ymeri, bën një bilanc në kuadër të seminarit ndërkombëtar “Letërsia për fëmijë dhe lexuesit e saj. Strategji të reja për nxitjen dhe promovimin e leximit”, të organizuar dje për letërsinë për fëmijë, duke treguar përvojën e ngritur në organizimin e anketimit dhe konkursit letrar e vizatimor, ku vëmendja shkon për prirjet dhe tendencat në moshat shkollore nga 6-16 vjeç. Në këtë projekt janë përfshirë 4 mijë nxënës, duke angazhuar të gjitha shkollat, me pjesëmarrje masive të nxënësve ku kanë fituar rreth 500 krijime letrare, nga katër qytete: Vlorë, Tiranë, Kavajë dhe Peqin.

Ymeri përmes pyetjes shqetësuese se çfarë lexohet, thotë se janë duke pritur realizimin e premtimit nga Ministria e Arsimit, duke e konsideruar një derë të hapur, për të furnizuar bibliotekat shkollore në gjithë Shqipërinë.

Në këto “masa” mbi gjendjen e lexuesve për fëmijë, rezultati është: Lexohet shumë pak, dhe një letërsi e kufizuar dhe më shumë letërsi e huaj, e jo vendase.

Ymeri drejtuesi i projektit “Lexuesi i së ardhmes” thotë se përmirësimi për të nxitur leximin duhet të nisë nga familja dhe shkolla, kjo e fundit në nevojën për libra të mirë.

Duke iu referuar se çfarë botohej e lexohej vite më parë, bashkohet mendimi se kryesonte letërsia klasike për fëmijë, pasi nuk kishte mundësi infektimi nga ideologjia.

Por krah këtyre ende përmenden, edhe pse nuk dihet fati i librave në treg, se te lexuesi jo e jo, e autorëve për fëmijë si Adelina Mamaqi, Odise Grillo, Gaqo Bushaka etj.

Ndërsa krahasimi me sot, kur milionat e kopjeve të shitura nëpër botë, nuk e kanë ndalur suksesin as në Shqipëri, pra me leximin e një letërsie shumë të mirë për fëmijë, siç është Harry Poter. Në këtë mjedis krijues, Ymeri rikthehet sërish se lexohet pak, dhe shumë pak shkruhet letërsi shqipe, ndërsa botohet letërsi e huaj nga të gjitha gjuhët.

Dy janë rrethanat sociale që kanë ndikuar në këtë situatë sipas Ymerit: e para, roli i familjes në ndikimin te lexuesi i të ardhmes, duke rezultuar se punon pak, për shkak të rrethanave të ndryshme sociale, si dhe shkollat janë shumë pak të orientuara te letërsia e re. “Prandaj do të donim që projektin ta realizonim me Ministrinë e Arsimit pasi shkolla ka nevojë për libra të mirë. Janë çorientuar mësuesit e letërsisë që akoma nuk e kanë gjetur veten me programet e reja, me letërsinë e re. Bibliotekat e qyteteve janë mjaft të varfra, kemi qytete që s’kanë librari, kur më parë ka pasur në qoshen më të humbur të vendit”.

Po ashtu shqetësim për botuesin është dhe situata me pikturën, ilustrimet e librave duke denoncuar se nuk ka më kreativitet por vizatimet ilustruese skanohen e piratohen, ndërsa vendi ka mjaft piktorë. Mungon puna institucionale kur ka kurse dhe shkolla për shkrimtari dhe ilustrime. Konkursi i organizuar për këtë projekt, sipas organizatorëve ka rezultuar interesant, ku janë evidentuar punë të mira që vinin qoftë dhe nga shkolla periferike të vendit.

Ç’duhet bërë? Ymeri thotë se duhet të bashkëpunojnë institucionet dhe botuesit, që si duket deri tani ka qenë e pamundur, duke u ndeshur me arrogancën dhe mosvëmendjen zyrtare. Botues të ftuar nga Italia kanë treguar përvojën e tyre, në vitet ’80, që e kanë krahasuar me nivelin ku gjendet sot Shqipëria, si edhe me punën në zonat periferike italiane.

V.M

Shkruar Nga
More from revista mapo

Skeletët misteriozë të njerëzve me krahë

Në bodrumin e një shtëpie të vjetër në Angli është gjetur kohe...
Read More