Philip Morris International prezanton gjeneratën e re të IQOS

Sistemi më i avancuar për duhanin me ngrohje, krijuar nga Philip Morris International, lançohet në tregun më të madh në botë për duhanin me ngrohje: Japoni.

iQOS 3 dhe IQOS 3 Multi janë versionet e sistemit inovator IQOS, që ngrohin duhanin, duke zëvendësuar djegien, si një alternativë më e mirë për duhanpirësit, duke ofruar përmirësime në IQOS për të përshpejtuar kalimin në alternativat pa tym dhe për të krijuar një botë më të mirë për duhanpirësit  

TOKIO, Japoni – Me pasion dhe përkushtim për të ofruar zgjedhje më të mira për duhanpirësit, Philip Morris International Inc. (“PMI”) (NYSE: PM), prezanton gjeneratën e re të IQOS. IQOS 3 dhe IQOS 3 MULTI integrojnë përshtypjet dhe sugjerimet e konsumatorëve për të përmirësuar dizajnin dhe përvojën, duke ruajtur shijen identifikuese, ndjesinë dhe ritualet – të gjitha të bazuara shkencërisht. Variantet e reja synojnë të bëjnë për vete një numër në rritje të duhanpirësve për të kaluar tek duhanpirja pa tym, në dobi të shëndetit të tyre, shëndetit publik si dhe të gjithë shoqërisë.

Modelet e reja u prezantuan në Tokio, Japoni,  vendi që konsiderohet si vendlindja e IQOS. Përmes këtij novacioni teknologjik, pothuajse 6 milionë duhanpirës të rritur kanë lënë cigaren dhe më shumë se gjysma e duhanpirësve në Japoni.

“Ëndrra jonë ishte të krijonim një alternativë më të mirë për duhanpirësit, dhe IQOS e ka bërë këtë ëndërr realitet; është një revolucion për 1, 1 miliard njerëz që pinë duhan”, tha André Calantzopoulos, Shef Ekzekutiv i PMI. “IQOS 3 dhe IQOS 3 MULTI ofrojnë përmirësime të dukshme novatore, si dhe shënojnë një hap tjetër drejt bindjes së të gjithë njerëzve që zgjedhin të pinë duhan për të kaluar tek alternativat pa tym. Konsumatorët e IQOS e dinë se ky produkt ndryshon shumë gjëra në jetën e tyre, ndaj i falënderojmë ata dhe Japoninë që udhëheqë këtë ndryshim pozitiv. ”

Pas çdo zhvillimi në PMI qëndron një shkencë e fuqishme. Programi i vlerësimit shkencor bazohet në praktika të gjata të industrisë farmaceutike dhe është në përputhje me udhëzimet e SHBA për Ushqimin dhe Barnat (FDA). IQOS prodhon një aerosol që përmban mesatarisht 90 përqind më pak kimikate të dëmshme krahasuar me tymin e cigareve. Tërësia e provave para-klinike dhe klinike të PMI tregon se kalimi i plotë në IQOS paraqet rrezik më të ulët se pirja e duhanit. Dëshmitë gjithashtu tregojnë se IQOS nuk ndikon negativisht në cilësinë e ajrit të brendshëm. Mesatarisht, 70 deri 80 për qind e përdoruesve të IQOS kanë lënë cigaren, gjë që e bën IQOS-in alternativën pa tym më bindëse.

PMI ka paraqitur një Aplikim për Produktin e Duhanit me Risk të Modifikuar (MRTPA) për IQOS tek FDA në SHBA dhe të dhënat janë nën shqyrtim.

IQOS 3 dhe IQOS 3 Multi do të dalin zyrtarisht në shitje në 15 Nëntor në fillim në Japoni, Zvicër, Mbretëri të Bashkuar dhe Kolumbi dhe do të vazhdojë në tregjet e tjera globalisht nga 15 Nëntori e në vazhdim.

Për të mësuar më shumë se si PMI po dizajnon një të ardhme pa tym, vizitoni faqen e internetit të kompanisë www.pmi.com

Shkruar Nga
More from Redaksia

Prezantonte lajmet me dekoltenë e hapur, shkarkohet nga puna spikerja

      Greta Hoxha, vajza e cila u bë e njohur...
Read More