Pija që ju bën të dukeni 10 vite më e re

pijaq

Që të gjithë ne e dimë se ju shpenzoni shumë para për t’u dukur më e re, por nuk jeni kuriozë për ndonjë zgjidhje natyrale më të lirë dhe më efektive?

Kur ju shkoni tek dermatologu, me siguri që ai e vë theksin tek fakti se mënyra më e mirë për të mos u plakur është të ndiqni një dietë të pasur me antioksidantë.

Shafrani i Indisë është një prej tyre.

Ai përdoret gjerësisht në mjekësinë kineze si një ilaç kundër plakjes dhe për shumë sëmundje të tjera. Studiuesit thonë se shafrani është një lloj erëze me veti dhe efekte anti-inflamatore.

Përbërësit:

¼ filxhan shafran Indie
½ filxhan ujë
½ lugë çaji piper
1 filxhan qumësht bajame
1 lugë gjelle vaj kokosi
1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Shtoni shafranin, ujin dhe piperin në një enë dhe vendosini në zjarr në temperaturë mesatare. Përziejini vazhdimisht derisa të merrni një përzierje të trashë.

Më pas, pastën e përgatitur me shafranin e Indisë shtojeni në një enë tjetër ku keni hedhur më parë qumështin e bajameve dhe vajin e kokosit.

Vendosini në zjarr në temperaturë mesatare dhe përziejini mrë që të fitoni një masë homogjene.

Hidheni në një filxhan, shtojini mjaltin dhe mund ta pini atë çdo mëngjes për t’u dukur e re dhe e freskët çdo ditë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata

Këto ushtrime aktivizojnë muskujt e brezit të poshtëm dhe të kërdhokullave dhe...
Read More