Ping pong me dosjen e Elbasanit, kthehet tek Krimet e Rënda goditja e makinës së Oshafit

Hetimi për përplasjen e disa personave me policinë në hyrje të tregut të Elbasanit, rikthehet sërish në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Duket se dosja e shumë debatueshme për incidentin e rëndë të ndodhur në mesin e shtatorit, po kthehet dhe në një çështje përplasjesh mes prokurorëve.

Në nisjen e hetimeve, Prokuroria e Elbasanit dërgoi tek Krimet e Rënda dosjen ku Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri akuzohen për goditjen e makinës së nëndrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Por më pas kanë qenë Krimet e Rënda, të cilët kanë shpallur moskompetencën, duke e ridërguar dosjen në qytetin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Por është sërish akuza e Elbasanit e cila ka ridërguar per hetim prane Prokurorise per Krime te Renda aktet per vijimin e hetimeve per Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin.

Burimet kanë bërë të ditur se shkak ka qenë se moskompetenca e shpallur nga ajo Prokurori nuk eshte konfirmuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda, dhe kjo ne baze te ndryshimeve te reja te Kodit te Procedures Penale.

Nderkohe, bëhet e ditur se per personat e tjere te perfshire ne menyre indirekte ne kete ngjarje, hetimi po vijon nga Prokuroria e Elbasanit.

Për ngjarjen e 19 shtatorit, ku gjatë një operacioni kërkimi u godit makina e nëndrejtorit, u vendos shkrirja e të gjithë komisariatit, pasi nuk u veprua me ndalimin e agresorëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si t’i largoni pikat e zeza nga hunda

Shumë njerëz i ndërlidhin vajrat esencialë me aromaterapinë. Në fakt, vajrat esencialë...
Read More