Pinguinët afrikanë të bllokuar nga ndryshimet klimatike



penguins_by_kyuubidemon98

Ndryshimet klimatike dhe peshkimi mbi masat në kepin jugor të Afrikës kanë krijuar një grackë për specien e rrezikuar të pinguinëve që largohen nga strofkat e tyre.

Pinguinët e rinj notojnë disa milje larg vendit ku kanë dalë nga veza, duke ndjekur gjurmët e ushqimit si planktonet apo sardelet.

Por ushqimi i tyre sa vjen e zvogëlohet teksa tashmë ata ushqehen vetëm me kandilë apo specie të vogla dhe për shkencëtarët kjo është një grackë ekologjike, e degradimit të mjedisit nga ndryshimet klimatike.

Një studim i ri ka zbuluar kohët e fundit se popullsia e pinguinëve të Afrikës dhe të Namibisë është reduktuar me 50% duke dëmtuar ndjeshëm mundësitë e mbijetesës së zogjve të rinj.

Studiuesit britanikë ndoqën me mjete satelitore 54 pinguinë të rinj në tokat e shumimit në Namibi dhe Afrikën e Jugut. Pinguinët ndiqnin shenjat e sigurta të gjetjes së ushqimit, siç janë temperaturat e ulëta të oqeanit dhe era e planktoneve. Por ndryshimet klimatike dhe peshkimi në masë industriale ka zvogëluar masën e peshqve në sistemin detar, duke lënë pinguinët për t’u ushqyer me kafshë të vogla detare. Kohët e fundit, ngrohja e temperaturave të oqeaneve dhe ndryshimet e kripësisë kanë shtyrë peshqit drejt lindjes, larg kapjes së pinguinëve të kepit jugor të Afrikës.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Digjet Shqipëria nga flakët, 11 vatra zjarri brenda 24 orësh

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11...
Read More