Pistë vrapimi në shtëpi, vajza që mashtroi drejtorin: I kam blerë me…

Enertila Beqajn, mashtroi 30-vjeçarin Brahush Ahmetaj, drejtor i Postës në Durrës, me një profil të rremë në rrjetin social facebook duke i marrë 6 mln lekë mallra, ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit për akuzën e mashtrimit.

Enertila gjatë seancës ka mohuar të ketë lidhje me drejtorin e Postës, i cili e ka denoncuar për mashtrim, madje se të gjitha sendet në shtëpi, i kanë blerë vetë, me kempin e të ëmës. “Barushi s’më ka blerë mobilje shtëpie, i kemi blerë me shpenzimet tona, me kempin e mamit”, tha ajo. Sipas burimeve të Panorama, policia ndër sendet e tjera të sekuestruara ka gjetur në shtëpinë Beqja tre TV plazëm, madje edhe një pistë vrapimi.

Prindërit e Enertila Beqajt, kanë shtuan dy dhoma në shtëpinë e tyre të varfër në fshat gjatë kësaj romance misterioze të vajzës së tyre, kanë deklaruar se edhe nëse ka marrë dhurata, ajo nuk i ka vënë pushkën në kokë atij djali: ‘Vajza jonë është e pafajshme. Kemi vajzë të mirë”.

Policia e Durrësit bllokoi dje të gjitha veshmbathjet e vajzës në banesën e saj në Manzë, bizhuteritë (varse, ora, vëth), si dhe disa mobilie shtëpiake e pajisje elektronike, të cilat pretendohen se janë blerë nga i dashuri i saj virtual.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës pritet të bëjnë një preventiv të sendeve, shtëpisë së vajzës, veshmbathjeve, si dhe bizhuterive, të cilat pretendohen të jenë dhuruar nga 30-vjeçari.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sot 16 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

Si sot 16 vjet më parë, Amerika por e gjithë bota u...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.